Një tjetër konfirmim se bizneset e lojërave të fatit kanë ndikim serioz në politikat e BDI-së. Prandaj, blofet e pokerit të Ahmetit nuk duhet të merren seriozisht, thuhet në njoftimin e VLEN.
“Koalicioni VLEN i përcjell Ahmetit që, në vend që t’i inkurajojë ish-funksionarët e frikësuar me kërkesa të rreme për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale, të fokusohet në reforma të brendshme kadrovike dhe programore. Gjithsesi, nëse me të vërtetë dëshiron zgjedhje të parakohshme parlamentare, së pari le të dorëzojë një garanci me shkrim se, kur të humbasë, do të largohet nga politika, në mënyrë që të mos harxhojmë paratë e popullit për problemet e Ahmetit dhe Selës për të parandaluar shpërbërjen e të ashtuquajturit front të tyre”, thonë nga VLEN.