12.1 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti i përgjigjet Mickoskit! “Siç kërkuat ju, le të shkojmë në...

Ali Ahmeti i përgjigjet Mickoskit! “Siç kërkuat ju, le të shkojmë në zgjedhje, qytetarët le ta thonë fjalën e tyre”

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, nëpërmjet të një postimi në Facebook, i është përgjigjur Kryeministrit Hristijan Mickovski për deklaratën e sotme rreth kërkesës së tij për zgjedhje të përbashkëta parlamentare dhe lokale në tetor 2025.

Sic shkruan Ahmeti, Bashkimi Demokratik për Integrim ka marrë mbështetjen absolute të qytetarëve në të gjitha proceset zgjedhore që nga viti 2002 gjer në 2024.

Përgjegjësitë, të bërat e të pabërat, i kemi ndarë bashkë – shkruan Ali Ahmeti, duke pohuar se, Ne nuk kemi ndryshuar në qëndrimet tona, por të gjithë të tjerët kanë ndryshuar në qëndrimet e tyre varësisht të rrethanave, a janë me ne në koalicion ose jo.

Prandaj, ne nuk kërkojmë pjesëmarrje në Qeveri për t`i ikur asnjë përgjegjësie të sajuar në vazhdimësi në këto 22 vite, e cila gjithmonë është ndarë me ju, por për ta respektuar votën e sovranit, për ta ndaluar nënçmimin e shqiptarëve, për ta integruar vendin në Bashkimin Europian, për marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore, për veting të tërësishëm të politikanëve, gjykatësve, prokurorëve, oligarkëve, procesit të privatizimit, si dhe drejtësi joselektive të monitoruar ndërkombëtarisht. Ne duam, ashtu si kërkuat ju nga foltorja e Kuvendit, që qytetarët ta thonë fjalën e tyre për të gjitha këto çështje dhe të përcaktohen pas një viti e gjysëm të qeverisjes suaj se për cilën rrugë janë!” shkruan Ahmeti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments