8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNë Universitetin “Aleksandër Xhuvani” provimet merren me lekë në dorë, arrestohet një...

Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” provimet merren me lekë në dorë, arrestohet një person. Pedagogët me detyrim paraqitje.(video)

Një hetim disamujor i prokurorisë së Elbasanit nën drejtimin e prokurorit Xhiljan Seferi grumbulloi prova të mjaftueshme për të çuar në ndjekje penale 7 pedagogë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, fakulteti i Shkencave të Edukimit.

Pedagogët do të përgjigjen për veprën penale të “korrupsionit pasiv”ndërsa një person i tetë i cili dyshohet se kryente rolin e sekserit në këtë aferë korruptive është arrestuar nga policia për “korrupsion aktiv.”

Pedagogët e dyshuar tashmë për korrupsion pasiv janë Ornela Bilali, Zyhra Gripshi, Adrian Shingjergji, Beatriçe Gani, Edlira Gugu, Florinda Tarusha dhe Monika Hodaj.

Të 7 pedagogët janë shoqëruar mëngjesin e kësaj të premte në policinë e Elbasanit menjëherë pasi kanë mbërritur në Fakultetin e Shkencave të Edukimit. Ndaj tyre gjykata ka vendosur më herët masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndërkohë që për orë të tëra ekspertë të prokurorisë dhe policisë së Elbasanit kanë qëndruar në ambientet e këtij fakulteti për të sekuestruar prova të tjera të cilat do ti shërbejnë këtij hetimi, duhet thënë, më i madhi i korrupsionit i hetuar ndonjëherë në Universitetin e Elbasanit.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments