Komunat humbin 100-120 milionë euro në vit nga mos vjelja e tatimeve, shkruan Alsat.
Ministri i Pushtetit Lokal Zllatko Perinski iu bëri thirrje krerëve të komunave që sa më mirë t’i mbledhin të ardhurat e veta, e që janë tatimi i pronës, dhe taksat komunale.
“Paramendoni ne me masë intervente do kapim rreth 274 projekte me 100 milionë euro, e paramendoni nëse këto do mblidheshin si duhet, do të kishte gjithnjë cikle e cikle të reja të investimesh”, tha Zllatko Perinski, Ministër i Pushtetit Lokal.
Perinski përsëriti se komunat që nuk arritën të përfitojnë nga thirrja e qeverisë për financimin e projekteve kapitale mund të aplikojnë deri më 15 nëntor.
“Nga komuna e Tearcës, kryetari më informoi se do e kompletojë dokumentacionin dhe do hyjë në fazë financimi që në këtë thirrje. Të gjitha komunat kanë aplikuar përveç njërës e cila ka aplikuar me projekt tashmë të filluar dhe që nuk mund të futet për financim. Shpresoj në thirrjen e ardhshme, të vitit të ardhshëm, edhe kjo komunë do merr pjesë nga këto mjete”, u shpreh Zllatko Perinski, Ministër i Pushtetit Lokal.
Perinski këto komente i bëri gjatë vizitës që sot bashkë me kryetarët e disa komunave të Pollogut, realizoi në komunën e Tearcës, ku edhe u bë promovimi i projektit të financuar nga Ambasada Zvicerane për poçe të mençura elektrike për ndriçim publik, për kursim të energjisë./ Alsat.mk