10.4 C
Tetovo
E premte, 1 Nëntor, 2024
BallinaLajmeLSDM: Do të propozojmë ligj që funksionarët qeveritar të kenë vetëm shtetësi...

LSDM: Do të propozojmë ligj që funksionarët qeveritar të kenë vetëm shtetësi të Maqedonisë

LSDM ka paralajmëruar iniciativë për ndryshime ligjore me të cilat do të vendoset kusht i qartë se kryeministra, zëvendëskryeministra, ministra dhe deputetë mund të jenë persona që kanë vetëm shtetësi të RMV-së. Kjo iniciativë vjen pasi në opinion dolën informacione se ministrja e Energjetikës Sanja Bozinovska ka edhe nënshtetësi bullgare, të cilën ajo disa herë e ka mohuar.

Në favor të Bozhinovskës i ka dalë edhe kryeministri Hristijan Mickoski, i cili të enjten (31.10) i tha opozitës nga foltorja e Kuvendit se ministrja Sanja Bozinovska është maqedonase shumë më e madhe se të gjithë bashkë.

Mirëpo, LSDM është e vendosur se Bozhinovska nuk e thotë të vërtetën, prandaj do të kërkojnë që këto ndryshime të vlejnë edhe për zyrtarët aktualë.

“Meqenëse Mickoski thotë se ka pasur maqedonas më të mëdhenj dhe më të vegjël, dhe Bozinovska ka qenë maqedonasja më e madhe, ne do të kërkojmë që ato ndryshime të hyjnë në fuqi menjëherë, nga përbërja aktuale. Institucionet tona duhet të udhëhiqen nga njerëz që kanë vetëm një shtet, dhe besnikëri ndaj vetëm një vendi, ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut. Është koha që kjo qeveri të tregojë nëse dëshiron patriotizëm të vërtetë apo do të vazhdojë të përdorë atë fals”, thotë zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

Ajo thotë se qëndrimi i partisë është i qartë: politikanët duhet të jenë besnikë ndaj popullit, shtetit dhe të ardhmes së këtij vendi.

“Prandaj kërkojmë që Bozinovska menjëherë të japë dorëheqje dhe u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që ta përkrahin këtë iniciativë që të mund ta udhëheqin shtetin vetëm njerëzit që qëndrojnë me ndershmëri pas shtetit”, tha Kuzeska në një konferencë për media.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments