12.3 C
Tetovo
E premte, 18 Tetor, 2024
BallinaLajmeShkupi dhe Sofja ranë dakord që të vazhdojnë ndërtimin e hekurudhës nga...

Shkupi dhe Sofja ranë dakord që të vazhdojnë ndërtimin e hekurudhës nga Korridori 8

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria u pajtuan në Bruksel që bashkërisht të vazhdojnë ndërtimin e hekurudhës, pjesë e Korridorit 8. Palët u pajtuan në prani të zyrtarëve të BE-së.

Gert Jan Kopman nga Drejtoria për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit shkroi se Bullgaria dhe Maqedonia konfirmuan angazhimin e tyre për ndërtimin e Korridorit VIII hekurudhor në një takim të nivelit të lartë me Komisionin Evropian. E mbështetur nga grantet e BE-së, kjo hekurudhë e Korridorit VIII do të forcojë lidhjen në rajon. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se në takimin e mbrëmshëm është konstatuar se mungon gjysma e tunelit nga ana e Bullgarisë. Ai tha se hekurudha nuk do të ndërtohet derisa Bullgaria nuk e përfundon pjesën e saj deri në tunel.

“Ne nuk do t’i harxhojmë këto gjysmë miliardë euro para tuaja, të qytetarëve derisa nga pala bullgare nuk është gati projekti, nuk do të ndërtojmë hekurudhë që do të përfundojë në qorrsokak në gjysmë tuneli”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Mickoski madje pyeti publikisht nëse Shqipëria ka nisur të realizojë këtë projekt, meqë i njëjti do ti lidh dy portet atë të Burgasit në Bullgari me portin e Durrësit.

“Korridori 8 për ne është i rëndësishëm, ashtu siç edhe Korridori 10. Ëndrra ime si kryeministër është që Maqedonia të jetë udhëkryqi në tri baza, hekurudhore, rrugore dhe energjetike. Pa Korridorin 8 nuk mund të jetë hekurudhore. Pyetja është se deri ku është ky projekt në Shqipëri, a ekziston atje projekt, a ka filluar atje Qeveria ta realizojë dhe a është atje prioritet?”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Lidhur me autostradën, Mickoski akuzoi ish zyrtarët e BDI-së se dy vite vetëm janë fotografuar dhe nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim

“Përpos që paguan 350 mln euro avans, nuk është lëvizur asnjë milimetër as në Korridorin 8 e as në Korridorin 10-d. Nuk e kanë zgjidhur asnjë m2 pronësoro juridike, ne i zgjidhëm dhe tashmë kanë filluar aktivitetet në teren në pjesën e autostradës që është pjesë e Korridorit 10-d mes Prilepit dhe Manastirit ndërsa së shpejti, do të nisin edhe nga Gostivari në Bukojçan, në fakt kanë filluar punimet për themelet e urës së parë që duhet të lidhë Gostivarin me Bukojçanin”, theksoi Hristijan Mickoski, Kryeministër. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments