12.3 C
Tetovo
E premte, 18 Tetor, 2024
BallinaLajmeTë gjithë “fajtorë” për shfuqizimin e balancuesit? BDI-së, AAA dhe ASh-së “strategjia”...

Të gjithë “fajtorë” për shfuqizimin e balancuesit? BDI-së, AAA dhe ASh-së “strategjia” u ka kaluar para hundëve(video)

Ish-Ministri i Administratës, Admirim Aliti, që vinte nga radhët e Alternativës, thotë se versioni final i Strategjisë për Reforma në Administratën publike 2023-2030, ku shkruhej se mekanizmi Balancues më nuk është i nevojshëm, është miratuar nga Qeveria në korrik 2023 kur Alternativa më nuk ishte më pjesë e Qeverisë, por siç shprehet, ishin ministra të BDI-së dhe të tjerë. Shton se draft-version që figuron në ENER në shkurt 2023, pra në kohën kur ai ka qenë në detyrën e ministrit, është përmbledhje e kërkesave të ekspertëve, por kryesisht edhe të LSDM-së e cila hapur rekomandonte heqjen e Balancuesit.


Nga ana tjetër unë kam qenë që duhet patjetër të kemi balancues ose një mekanizëm edhe më të mirë se Balancuesi, këtu kemi nënkuptuar moskeqpëdorimin e Balancuesit, këtu BDI-ja d.m.th. gjatë fazës kur unë kam qenë, kanë qenë neutral, as kah LSDM-ja as kah qëndrimi ynë. Prandaj nuk do të kisha dashur që ne të diskutojmë shumë për draftet, se draftet janë më shumë mendime të ekspertëve, por duhet të flasim për qëndrimet dhe për aktin final, e akti final është në korrik të 2023-tës, kur kjo Strategji është votuar nga BDI-ja, ku fatkeqësisht e kemi situatën që rekomandohet largimi i Balancuesit, pa rekomanduar se me çka do të zëvendësohet i njëjti, kishte theksuar Admirim Aliti, ish ministër i Administratës.

https://www.youtube.com/watch?v=f9HbQCssVFc

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments