Ziadin Sela sërish bëri thirrje për unifikim të faktorit politik shqiptar, që siç tha, për të ndaluar këto goditje që i bëhen rendit kushtetues, dhe për të ndaluar që Maqedonia të kthehet atje ku dëshiron Hrisitjan Mickoski.
“Tani hapet kjo temë dhe kjo temë don unifikim të faktorit politik shqiptar, të gjithëve që duan të pengojnë keto goditje që i bëhet rendit kushtetues që ta kthejë Maqedoninë diku, ta kthejë atje ku dëshiron Hristijan Mickoski. E vetmja mënyrë për të parandaluar këtë është unifikimi.. E vetmja formë për të bllokuar këto tendenca dashakeqëse që dikush i gatuan në kuzhina që nuk na e duan të mirën”, tha Sela