12 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmePas shumë zvarritjeve, u lëshuan në funksion ashensorët e rinj te Spitali...

Pas shumë zvarritjeve, u lëshuan në funksion ashensorët e rinj te Spitali Klinik i Tetovës.Taravari : Janë realizuar shumë punë, do të ketë edhe ndërtesë të re.

Gjatë ditës së sotme janë vendosur në funksion ashensorët në Spitalin Klinikën të Tetovës. Ky investim ishte premtim i ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari për 100 ditët e para të Qeverisë së re reformatore dhe të ndryshimit.

Bashkë me ashensorët, gjatë kësaj periudhe në këtë institucion shëndetësor ka pasur edhe një investim tjetër kapital të rëndësishëm.

“Po zgjidhim dy probleme serioze në Spitalin klinik të Tetovës. Po investojmë 20 milionë denarë për modernizimin e kushteve. Janë montuar 5 ashensorë të rinj, tre në rapartin e kirurgjisë dhe dy në rapartin e mjekësisë interne. Është kryer rikonstruimi dhe sanimi i konstruksionit të çatisë së bllokut internist, i cili pikonte për një kohë të gjatë”, thuhet në kumtesë të Ministrisë së Shëndetësisë.Taravari tha se në Spitalin Klinik të Tetovës janë bërë investime të shumta, ndërsa paralajmëroi edhe ndërtesë të re, por tha se do ta promovojnë kur ta kenë gati projektin dhe buxhetin/

Ashensorët janë vërë në funksion, përveç njërit që ende montohet. Kulmi i pjesës internistike që ishte dëmtuar, veçmë është riparuar. I pamë edhe ambulancat kirurgjike ku investohet tash, një pjesë është investitor Ecolog, një pjesë vetë spitali.

Planet për vitin e ardhshëm veçmë i mendojmë – reparti i pediatrisë, që duket në gjendje të mjerueshme, aparaturë e cila është e domosdoshme, nevojë për personel mjekësor dhe investim të cilin e kemi në plan, por nuk e them, pasi bëhet fjalë për ndërtesë të re, por do ta promovojmë kur të jemi gati me projektin dhe buxhetin e siguruar”, tha Taravari.

Gjatë vizitës që i bëri Spitalit Klinik të Tetovës gjatë ditës së sotme, ministri Taravari tha se rajonalizimi dhe fuqizimi i spitaleve klinike rajonale është një nga prioritetet kryesore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments