9.6 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaKulturëMinistria e Kulturës: Nesër shpallet konkursi për mbështetje të projekteve!

Ministria e Kulturës: Nesër shpallet konkursi për mbështetje të projekteve!

LJUTKOV: RISI NË MËNYRËN E FINANCIMIT!

Ministria për Kulturë dhe Turizëm, nesër do ta shpall konkursin për mbështetjen e projekteve me interes kombëtar në kulturë. Konkursi do të jetë I hapur deri më 31 dhjetor, kurse paraqitja do të bëhet përmes portalit kombëtar për shërbime elektronike.

Ministri i Kulturës, Zoran Lutkov, në konferencën e sotme për media, theksoi se risi do të jetë se saktësisht është konstatuar se cili projekt me sa mjete do të mbështetet. Me këtë, sipas Ministrit, do të parandalohen keqpërdorimet që kishin ndodh në të kaluarën.

Nga ky vit nuk do të financohen projektet interdisiplinare dhe indstritë kreative dhe për ta Ministria do të ndërmerr masa tjera me rekomandim të Entit Shtetëror për Revizion.

“Vlerësimi i projekteve do të bëhet konform përmbushjes së kushteve të përgjithshme që janë të njëjta për të gjithë aplikuesit, si dhe plotësimit të kushteve të vecanta që qartazi janë konstatuar për cdo fushë veç e veç. Konform llojeve të projekteve dhe në funksion të shpërndarjes transparente të mjeteve, këtë vit, saktësisht është konstatuar se cili lloj I projektit me sa mjete maksimalisht mund të mbështetet. Tashmë nuk do të ketë diskrepanca të mëdha për mbështetje të projekteve të njëjta, por konform analizave të projekteve paraprakisht të realizuara, do të subvencionohen nevojat reale dhe harxhimet e projekteve”  – tha Lutkov.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments