21.5 C
Tetovo
E hënë, 23 Shtator, 2024
BallinaLajmeÇka nëse Kushtetuesja pezullon edhe gjuhën shqipe?Adnan Azizi-VLEN: Garantojmë se s’do të...

Çka nëse Kushtetuesja pezullon edhe gjuhën shqipe?Adnan Azizi-VLEN: Garantojmë se s’do të kalojnë skenarët ogurzeza

I pyetur nëse pas mekanizmit të Balancuesit, Gjykata Kushtetuese mund që të pezullojë edhe Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, deputeti i VLEN, Adnan Azizi tha se gjyqësori ka besueshmërinë më të ulët në shtet, ndërsa siguroi se nuk do të lejojnë zhvillimin e skenarëve ogurzezë.

“Dihet se i gjithë sistemi i inskenuar dhe i montuar mbi baza të marrëveshjeve individuale politike, partiake, e ky sistem funksionon pastaj edhe në bazë të urdhrave të atyre që i kanë instaluar përbrenda institucioneve. Ne jemi aty për të garantuar se nuk do të kalojnë këto skenarë ogurzeza për qytetarët dhe në veçanti për shqiptarët”, theksoi Azizi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments