3.3 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVLEN: Megafonët e opozitës shqiptare i fshehin skandalet e tyre!

VLEN: Megafonët e opozitës shqiptare i fshehin skandalet e tyre!

Kolicioni VLEN përmes një komunikate ka reaguar ndaj “Frontit Evropian”, për siç shkruan në komunikatë, “artikuj e porositur” për dështimin e ligjeve që ishin parashtruar për të fshehur kërkesën për interpretim autentik të VLEN-it.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e VLEN-it.

Në vend se të kërkojnë falje që janë kapur 100:0 në krimin me kazinotë online, i ashtuquajturi Fronti Evropian porosit artikuj për dështimin e ligjeve që ishin parashtruar për të fshehur kërkesën për interpretim autentik të VLEN-it.

Qytetarët janë të vetëdijshëm për dyfytyrësinë e moralistëve të rremë, të cilët nuk kanë guxim të denoncojnë skandalin më të fundit – arrestimin e Safet Miftarit, një kadër i tyre nga Bogovina, i kapur në flagrancë duke organizuar lojëra të paligjshme online.

Kjo është fytyra e vërtetë e tyre! Ata që mbollën farën e bixhozit në shtëpitë tona, tani përpiqen të shpërqendrojnë opinionin përmes megafonëve të tyre të kontrolluar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments