5.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKomisioni për Parandalimin e Korrupsionit kërkon përgjegjësi për Sanja Llukarevskën

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit kërkon përgjegjësi për Sanja Llukarevskën

Anti-korrupsioni ka dorëzuar nismë në Prokurorinë Publike për ndjekje penale për ish drejtoreshën e Drejtorisë së të hyrave publike, Sanja Llukarevska. Nisma ka të bëjë me veprën penale “Punë të pandërgjegjshme në shërbim”.

“Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit ka hapur rast pas kallëzimit për shkelje të dispozitave ligjore në procesin zgjedhor në DAP, duke marrë vendime për sistemimin e punonjësve dhe duke lidhur kontrata të reja pune për 978 punonjës në Drejtorinë e të ardhurave publike”, thonë nga KSHPK.

Tre ditë më parë, drejtoresha e re e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Elena Petrova raportoi për punësimin e paligjshëm në periudhën parazgjedhore. Me këtë rast, Petrova tha se ish drejtoresha Llukarevska ka vepruar në mënyrë të kundërligjshme duke marrë vendim me të cilin punonjësve në shkurt gjatë procesit zgjedhor u janë ndërprerë kontratat e vjetra dhe më pas kanë lidhur kontrata të reja për paga më të larta me të cilat kanë kaluar nga nëpunës administrativ në nëpunës tatimor, por vetëm në letër. Më pas Inspektorati shtetëror i punës ka konstatuar “paligjshmëri në vendimin kolektiv për ndërprerjen e kontratave të vjetra” kurse punonjësit janë urdhëruar t’i kthejnë paratë e rritjes së pagave.

“Jam përballur dhe duhet të zbatoj urdhrin e Inspektoratit të punës që urdhëron anulimin e vendimit me të cilin drejtorja e mëparshme e DAP në muajin shkurt ka anuluar kontratat e punës për të gjithë punonjësit e Drejtorisë si dhe ka urdhëruar të vazhdojnë punën deri në lidhjen e kontratave të reja sipas rregullores së re të brendshme. Anulimi i këtij vendimi tani nënkupton anulimin e të gjitha pasojave juridike të tij, do të thotë se do të anulohen kontratat e lidhura me punonjësit pas shpalljes së zgjedhjeve, gjë që ndikon edhe në pagat e paguara për punonjës të caktuar”, u shpreh Elena Petrova- drejtoreshë e DAP-it.

Ish drejtoresha Llukarevska beson se avancimi i punonjësve nga nëpunës administrativ në nëpunës tatimor ishte kryesisht në përputhje me Ligjin për DAP-in. Ajo shtoi se me transferimin e punonjësve në nëpunës tatimor, kanë zgjidhur “problem të madh” në DAP dhe nëse nuk do ta bënin brenda afatit ligjor, punonjësit mund të kishin paditur dhe ajo mund të kishte përgjegjësi penale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments