13.1 C
Tetovo
E premte, 20 Shtator, 2024
BallinaLajmeOrganizata joqeveritare “O2” thotë se komunat e RMV lulzojnë nga korrupsioni dhe...

Organizata joqeveritare “O2” thotë se komunat e RMV lulzojnë nga korrupsioni dhe ndërhyrjet partiake

Organizata joqeveritare O2 thotë se ka përgatitur amendamente për Ligjin e Planifikimit Urbanistik. Amendamentet sipas tyre, synojnë më shumë transparencë, si dhe kontribuojnë në reduktimin e korrupsionit. Edhe pse ligjërisht opinioni duhet të ketë qasje në dokumentacione të ndryshme rreth planifikimit urbanistik, kjo nuk zbatohet.

“Është e nevojshme që të publikohet procedura e plotë në mënyrë transparente, sepse vetëm ata që janë brenda, domethënë brenda institucioneve dhe këshilltarët kanë mundësi ta shohin se si ecën e gjithë procedura, të gjitha dokumentet, dhe mendimet e marra. Vetëm në këtë mënyrë mundet në kohë të reagohet dhe të shihet a ka ndonjë parregullsi në mendime të caktuara që janë dhënë, mund të ketë edhe konflikt interesi tek anëtaret e komisionit”, tha Tatjana Gjakullev.

O2 kërkon gjithashtu që përmes amendamenteve të ndryshohet edhe mënyra e votimit në këshillat komunalë për planet e detajuara urbanistike, pra të votohet me dy të tretat dhe jo me shumicë të thjeshtë siç është aktualisht.

“Mendojmë se me ndryshimin e mënyrës së votimit në këshilla për planet urbanistike, tani është me shumicë të thjeshtë, mendojmë se dy të tretat do të ndikojë më mirë, pasi për to votohet më së shumti në mënyrë partiake. Dhe nëse kërkohet dy të tretat, ulet rreziku dhe do të duhet pajtueshmëri nga shumë parti që të votohet një plan i detajuar urbanistik. Kërkojmë që anëtarët e komisionit për urbanizëm dhe komisioni profesional, të mos zgjidhen nga kryetari i komunës por këshilli”, shtoi ajo.

Sipas analizave që O2 kanë bërë, pothuajse të gjitha komunat e vendit kanë nivelin e njëjtë të korrupsionit, ndërsa për çdo pyetje që kanë drejt Qytetit të Shkupit, thonë se nuk marrin asnjëherë përgjigje. /Alsat/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments