17.3 C
Tetovo
E martë, 24 Shtator, 2024
BallinaLajmeEksperti i sigurisë, Bedri Elezi: Drejtori i CIA-s i’a ka bërë...

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi: Drejtori i CIA-s i’a ka bërë të ditur Serbisë për pasojat nëse lejon autoritetet ruse për të destabilizuar situatën në Ballkan

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me vizitën e shefit të CIA-s në Kosovë.

Elezi tha se vizita e tij është përpjekja serioze e deskalimit të situatës së sigurisë në Ballkan.

“Në Kosovë krahas takimeve që kemi pasur që Intelegjenca Amerikane ka informacione në lidhje me eskalimin e situatës së sigurisë dhe rezultat i përpjekjeve të Rusisë për eskalim. Në një fjalë vizita e shefit të CIA-s në Kosovë është përpjekja serioze e deskalimit të situatës së sigurisë në Ballkan, në kohën kur Rusia ka paraparë që të përdorë këtë vend për jo sigurinë e Bashkimit Evropianë dhe gjithë Gadishullit Ballkanik”, tha ai.

“Në fakt krejt kjo është bërë pasi që intelegjenca amerikane e ka konstatuar përpjekjet e autoriteteve Ruse për destatabilizimin e rajonit, me qeverisjen e vetme për të minu përpjekjet e SHBA-ve për sigurinë në Gadishullin Ballkanik, sidomos në një kohë kur ka shum interesa që po flasim qoftë ekonomike, politike apo strategjike, në këtë aspekt kuptojë që autoritetet amerikane kanë paraparë që një vizitë e nivelit të parit të Intelegjencës Amerikane të jetë e nevojshme duke përdorur mekanizmin e ndikimit ku mundësia e ndikimit është e drejtë për drejtë” deklaroi Elezi për “Gazeta Blic”.

Ai tha se shefi i CIA-s i’a ka bërë të ditur shtetit të Serbisë për pasojat në rast të destabilizimit të situatës.

“Rasti konkret, informacioni që ne kemi marrur që zyrtari i Intelegjencës Amerikane, ka bërë të qartë Serbisë për pasojat që ka në rast se do të lejojë autoritet e sigurisë ruse për të organizuar aktivitete josigurie dhe njëkohësisht ka paralajmëruar edhe Dodikun për veprimet që duhet të merren në rastë që i njëjti do të lejojë të përdoret për aktivitete të dëmshme në Bosnje”, thekson Elezi.

Sipas ekspertit të sigurisë, takimi i shefit të CIA-s me udhëheqësit e Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë ka pasur temë të bisedimit plani operativ amerikan me lidhje me masat dhe veprimet që do të ndërmirren me mbrotjen e interesave amerikane në ‘Gadishullin Ballkanik’.

“Ne si informacion që kemi është se Shefi i CIA-s përpos udhëheqësve shtetërorë ka takuar edhe udhëheqësit e Agjencive të Intelegjencë në këtë rast ka vizituar edhe Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë. Në mënyrë të drejtpërdrejtë në Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë është sqaruar plani operativ amerikan me lidhje me masat dhe veprimet që do të ndërmirren me mbrotjen e interesave amerikane në Gadishullin Ballkanik përfshirë edhe aktivitetet të spiunazhit të cilat si aktivitete për parandalim të jo sigurisë pikërisht për ndikim që ka Rusia kohëve të fundit në rajon dhe jemi dëshmitarë të asaj se autoritet e sigurisë së Rusisë janë përdorur struktura të caktuara kriminale terroriste e të cilat së fundi kanë kryer edhe veprime konkrete të sigurisë në veri të Mitrovicës në Banjskë të cilat mund të përdoren sërisht për të filluar një eskalim i situatës të sigurisë në dy vendet siç është Kosova dhe veriu i Mitrovicës. Në këtë rast në AKI është sqaruar saktësisht se qfarë do të janë veprimet e qeverisë Amerikane në këtë rast dhe është e kërkuar që të jetë një kosiencë apo të ketë bashkëpunim të zakonshëm duke i njoftuar për rrezikun që është duke ardhur e që siç duket autoritet lokale nuk kanë mjaftueshëm informacione për zhvillime”, tha ai Elezi në përgjigjen e tij dhënë për “Gazeta Blic”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments