20.7 C
Tetovo
E martë, 24 Shtator, 2024
BallinaLajmeShqipëri / Qeveria vendosi për monitorimin e plazheve me kamera

Shqipëri / Qeveria vendosi për monitorimin e plazheve me kamera

Forcat detare të ushtrisë i janë bashkangjitur strukturave vendore dhe qendrore, që merren më pastrimin e vijës bregdetare të ujërave larës, kryesisht në jug të vendit, Himarë dhe Sarandë. Numri dy i qeverisë së bashku me ministrinë e Mbrojtjes kanë inspektuar disa plazhe, që aksesohen me mjete lundruese. Rritja e flukseve turistike ka sjellë edhe një rritje të ndotjes së ujërave, ndaj dhe qeveria do të dalë me masa konkrete.

“Ka fol me ministrin e Brendshëm. Do vendosen drone. Madje dronet e ministrisë së mbrojtjes janë mbi plazhe, për të parë se kush janë ndotësit e detit shqiptar. Do vendosim kamera ambientale që do të jenë të ndezura dhe do lidhen me një qendër monitorimi”, tha Balluku.

Ndërhyrjet aktuale janë masa të përkohshme, por në përfundim të sezonit turistik, do të ketë një analizë të mirëfilltë të problematikave që lidhen me ndotjen dhe më pas do të shoqërohen me një plan pune.

“Nga çfarë po kuptohet, që pas përfundimit të sezonit të bëjmë një analizë të mirëfilltë të të gjithë situatës për të nxjerrë mësime nga ky numër i shtuar sepse çdo vit nga sa kuptohet ne arrijmë që të identifikojmë të tjera pika të dobëta që dalin në sipërfaqe. Sezoni i vitit të kaluar u mbyll me sukses, u mituguan të gjitha problematikat që u vunë re gjatë atij sezoni, por këtë vit me një numër të shtuar, një numër ekspansional për Shqipërinë, të vizitorëve, sigurisht ne po zbulojmë pika të tjera të dobëta të cilat nuk kanë qenë shfaqur më parë dhe duhen mitiguar sa më shpejt, brenda këtij sezoni. Dhe ne duhet të jemi të përgatitur për sezonin tjetër”, tha Balluku.

Paralelisht zv/kryeministrja dhe ministri i mbrojtjes kërkuan dhe bashkëpunimin e qytetarëve për frenuar sadopak ndotjen ujore./vizionplus/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments