4.6 C
Tetovo
E hënë, 18 Nëntor, 2024
BallinaLajmeReagon zv/ministri i Arsimit Lulzim Aliu nga VLEN: Libra të gjuhës shqipe...

Reagon zv/ministri i Arsimit Lulzim Aliu nga VLEN: Libra të gjuhës shqipe do të ketë

Pas një dite përplot reagime dhe kritika ndaj deklaratës së ministres së Arsimit dhe Shkencës, ku thotë se “nuk do të ketë libra për gjuhët e huaja”, e cila rezultoi me kërkim falje nga ana e saj pasi siç tha, “deklarata është formuar keq“, ka reaguar edhe zëvendësministri i Arsimit, Lulzim Aliu..

Reagimin e tij e ka dërguar partia Alternativa, ndërkaq në të sigurohet se “libra të gjuhës shqipe do të ketë”.

Aliu madje thotë se deklarata e ministres, është “dezinformim i qëllimshëm për të krijuar huti”.

“Nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës tani më janë përgatitur dhe janë distribuuar tekstet shkollore për lëndën e Gjuhës shqipe për arsimin fillor sipas konceptit të ri për arsimin fillor, nga klasa e parë deri në klasën e gjashtë. Janë në proces tekstet për klasën e shtatë, meqë këtë vit duhej të vazhdohej me konceptin e ri, ndërkaq klasa e tetë dhe e nëntë vazhdojnë sipas programit të vjetër dhe librat janë, sipas programeve ekzistuese.
Kjo ka të bëjë me tekstet shkollore për lëndën e Gjuhës shqipe“, ka thënë zv/ministri i Arsimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments