3.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaOpinionAkademik Prof.Dr Abdulla Mehmeti / PREAMBULA E KUSHTETUTËS AKTUALE ËSHTË NË KUNDËRSHTIM...

Akademik Prof.Dr Abdulla Mehmeti / PREAMBULA E KUSHTETUTËS AKTUALE ËSHTË NË KUNDËRSHTIM ME MARRËVESHJEN E OHRIT

Asnjë model i ndarjes administrative-territoriale dhe i organizimit të shtetit, sikurse i Belgjikës, Zvicrës apo Irlandës Veriore, nuk i ndihmon e shpëton shqiptarët nga gjendja e sotme e rëndë, përderisa shqiptarët do t’i përfaqësojnë politikanë të krijuar në laboratorët e agjenturave të huaja, apo që janë të kapur nga shërbimet vendëse, të cilat punojnë për interesa të huaja, politikanë e pushtetarë të korruptuar, vasalë të pushtetit dhe dorë e zgjatur e nëntokës kriminale.

Lexoni, mësoni dhe reflektoni, që të mos e hani sapunin për djathë!

MARRËVESHJA KORNIZË E OHRIT ME NDRYSHIMET KUSHTETUESE TË VITIT 2019 U PËRFSHI NË PREAMBULËN E KUSHTETUTËS SË MAQEDONISË VERIORE, EDHE PSE KJO PREAMBULË NUK U NDRYSHUA NË VITIN 2001, SIPAS ANEKSIT “A” TË MARRËVESHJES KORNIZË TË OHRIT

* * *

PREAMBULA E KUSHTETUTËS AKTUALE ËSHTË NË KUNDËRSHTIM ME MARRËVESHJEN E OHRIT

Pse u shtua (kontrabandua) ky tekst në Preambulën e Kushtetutës, në kundërshtim me Marrëveshjen kornizë të Ohrit:

“…populli maqedonas, si dhe qytetarët të cilët jetojnë brenda kufijve të saj, të cilët janë pjesë e popullit shqiptar, popullit turk, popullit vlleh, popullit serb, popullit rom, popullit boshnjak e të tjerë…”

Sqarime:

* Dyshohet se disa përfaqësues shqiptarë atëkohë janë korruptuar me shuma të mëdha parash (disa milionë euro) për këtë kompromis të dhimbshëm në dëm të palës shqiptare.

** Teksti origjinal i kësaj Marrëveshje është nënshkruar vetëm në gjuhën angleze, përkthimi dhe interpretimi i mëvonshëm nuk janë plotësisht të saktë.

***Kjo Marrëveshje është parafuar (nënshkruar) nga palët në bisedime, më 10 gusht 2001, në vilën “Biljana” në Ohër, ndërsa në Shkup, më 13 gusht, është improvizuar nënshkrimi i saj publik, për shkaqe të njohura, atëkohë të sigurisë së brishtë në vend.

MARREVESHJA KORNIZË E OHRIT

– ANEKSI “A”

Preambula e tashme të zëvendësohet bazuar në konceptin e të drejtave individuale dhe të shoqërisë qytetare, siç pason më poshtë:

“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë, duke marrë përsipër përgjegjësinë për të tashmen dhe ardhmërinë e atdheut të tyre, të vetëdijshëm dhe mirënjohës ndaj paraardhësve të tyre për viktimat dhe me përkushtim ndaj angazhimit dhe luftës së tyre për krijimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Maqedonisë, por edhe përgjegjës para brezave që vijnë për ruajtjen dhe zhvillimin e gjithë asaj që është e vlefshme për trashëgiminë dhe begatinë kulturore dhe për bashkëjetesën në Maqedoni, të barabartë në të drejtat por edhe obligimet e tyre ndaj të mirës së përbashkët – Republikës së

Maqedonisë – në pajtim me traditat e Republikës së Krushevës dhe vendimet e KAÇKM-së, dhe në Referendumin e 8 shtatorit të vitit 1991, kanë vendosur që ta konstituojnë Republikën e Maqedonisë si shtet të pavarur, sovran, me qëllim që të aplikohet dhe të forcohet sundimi i së drejtës, që të garantohen të drejtat e njeriut dhe liritë qytetare dhe të sigurohet paqja dhe bashkëjetesa, drejtësia sociale, mirëqenia ekonomike dhe përparimi i jetës individuale e kolektive, përmes përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të zgjedhur lirisht e në zgjedhje demokratike, të cilët miratojnë. . .”

KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË (2001)

AMENDAMENTI IV

“1. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë, populli maqedonas, si dhe qytetarët të cilët jetojnë brenda kufijve të saj të cilët janë pjesë e popullit shqiptar, popullit turk, popullit vlleh, popullit serb, popullit rom, popullit boshnjak e të tjerë, duke e marrë përsipër përgjegjësinë për të tashmen dhe të ardhmen e atdheut të tyre, të vetëdijshëm dhe mirënjohës ndaj paraardhësve të tyre për viktimat dhe përkushtimin e përpjekjeve të tyre dhe luftës për krijimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Maqedonisë, dhe përgjegjës para gjeneratave të ardhshme për ruajtjen dhe zhvillimin e të gjithë asaj që është e vlefshme nga trashëgimia e pasur kulturore dhe bashkëjetesa në Maqedoni, të barabartë në të drejtat dhe obligimet e tyre për të mirën e përbashkët – Republikës së Maqedonisë – në përputhje me traditën e Republikës së Krushevës dhe vendimet e KAÇKM-së dhe të Referendumit të 8 shtatorit të vitit 1991, vendosën ta konstituojnë Republikën e Maqedonisë si shtet të pavarur, sovran, me qëllim që të vendoset dhe forcohet sundimi i së drejtës, që të garantohen të drejtat e njeriut dhe liritë qytetare, të sigurohet paqja dhe bashkëjetesa, drejtësia sociale, mirëqenia ekonomike dhe përparimi i jetës individuale dhe të përbashkët, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, të zgjedhur në zgjedhjet e lira dhe

demokratike, e nxjerrin këtë..”

2. Me pikën 1 të këtij Amendamenti, zëvendësohet Preambula e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Edhe me ndryshimet kushtetuese në frymën e Marrëveshjes së Prespës (janar 2019), asgjë thelbësore nuk ka ndryshuar, përveç disa plotësimeve formale, sikurse emri i Marrëveshjes së Ohrit, jo edhe rekomandimet që dalin prej saj, në përmbajtjen e Preambulës së Kushtetutë të Republikës së Maqedonisë Veriore.

(30 maj 2023)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments