8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeZero denarë për komunat shqiptare, Ristovski zbulon investimet kapitale në sport!

Zero denarë për komunat shqiptare, Ristovski zbulon investimet kapitale në sport!

Borko Ristovski ish portieri i Vardarit dhe mbështetës publik i tifozëve, famkeq, “Komiti”, tani Ministër i Sportit, ka zbuluar investimet kapitale që pritet ti realozojë ministria që ai drejton.

Me publikimin e projekteve të parapara, zbulohet se nga ministria e Sporteve për komunat shqiptare janë paraparë zero denarë investime dhe asnjë projekt i vetëm.

Sipas njoftimeve Ristovski do të ndërtojë kompleks sportiv në Komunën e Gazi Babës e cila do të përfshijë
1. Palestër sportive me kapacitet 4.200 ulëse.
2. Palestër sportive për sporte luftarake.

Ka premtuar edhe rikonstruimin e dy sallave sportive në qytetin e Prilepit dhe rikonstruimin e sallës sportive në Rasadnik.

Projekt tjetër capital që pritet të realizohet nga ministria e Sporteve është edhe
1. Pistë olimpike për sportin e Atletikës në qytetin e Gjevgjelisë.

Poashtu Ristevski ka premtuar edhe kompleks sportive në Qytetin e Manastirit.

Kujtojmë, zëvendës ministër në Ministrinë e Sporteve është ish deputetja e Alternativës, Safije Sadiki Shaini, tashmë përfaqësuese e VLEN-it, megjithatë me zbulimin e këtyre projekteve, del në pah, se ministrant dhe zëvendësministrat e VLEN-it në Qeveri janë vetëm dekor edhe psenë fushatë premtuan miliona euro për komunat shqiptare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments