4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKolaps i plotë në sistemin botëror! Preken aeroporte, banka, telekomunikacioni, Maqedonia e...

Kolaps i plotë në sistemin botëror! Preken aeroporte, banka, telekomunikacioni, Maqedonia e Veriut pa probleme.

Kompani botërore të fluturimeve, aeroporte në të paktën katër kontinente, sistemet e kujdesit shëndetësor, bankat, telekomunikacioni, media dhe kompani, institucionet dhe organizatat e tjera përballen me vështirësi në punën e tyre për shkak të një defekti të madh të TI-së.

Një numër i madh i qeverive dhe institucioneve pretendojnë se pas defektit të madh teknologjik që preku kompanitë dhe sistemet në mbarë botën, nuk ka asnjë sulm hakeri dhe ata e gjejnë fajin në softuerin e kompanisë së sigurisë kibernetike CrowdStrike.

Defekti i kompanisë amerikane me bazë në Ostin bëri që sistemi operativ Windows i Microsoft-it të prishej dhe të shfaqte një ekran blu, i njohur zyrtarisht si “ekrani blu i vdekjes”.

Mediat botërore shkruajnë për mënyrën e “anashkalimit” të këtij gabimi, që nënkupton detektimin dhe fshirjen e një skedari, por theksojnë se në shumë raste kjo nuk do ta zgjidhë menjëherë problemin, pasi në sistemet e mëdha ky veprim duhet të përsëritet manualisht.

Kompania amerikane e sigurisë kibernetike Crowdstrike, e cila është përgjegjëse për problemet globale me sistemin operativ Windows të Microsoft, ka rreth 24 000 klientë, gjë që tregon se zgjidhja e problemeve do të jetë e vështirë dhe komplekse.

Secili prej këtyre klientëve është një organizatë e madhe më vete, kështu që është e vështirë të vlerësohet numri i kompjuterëve individualë që janë të prekur.

Gjatë ditës TAV Maqedoni njoftoi se sistemet e tyre funksionojnë pa probleme.

Megjithatë, kompania e fluturimeve Wizz Air më herët kishte njoftuar se pasagjerët duhet të mbërrijnë më herët në aeroportin e Shkupit, sepse opsioni për check-in online nuk funksionon.

Ministri i Transformimit Digjital deklaroi gjatë ditës se në institucionet shtetërore nuk është raportuar asnjë problem, ndërsa sipas njohurive të tij ka pasur probleme të vogla në disa kompani private.

Reaguan nga Kompania CrowdStrike. Ata thonë se po punojnë në mënyrë aktive me klientët e prekur nga defekti i detektuar në një përditësim të përmbajtjes për hostet e Windows… Problemi është identifikuar, izoluar dhe është instaluar një rregullim i sistemit”, thanë ata. Aksionet e grupit të sigurisë kibernetike CrowdStrike ranë 20% në tregtimin në Wall Street për shkak të problemit global.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments