13.1 C
Tetovo
E premte, 20 Shtator, 2024
BallinaLajmeRMV / Gjykata Kushtetuese hap procedurë, dyshon për diskriminim gjatë ndihmës shtetërore...

RMV / Gjykata Kushtetuese hap procedurë, dyshon për diskriminim gjatë ndihmës shtetërore për të porsalindurit

Gjykata Kushtetuese sot filloi procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dispozitave të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve që kanë të bëjnë me ndihmën shtetërore për të sapolindurit, tha sot në një konferencë për media zëdhënësja e Gjykatës Kushtetuese, Hristina Belovska.

Ajo theksoi se Gjykata me shumicë votash shprehu dyshime për përputhshmërinë me dispozitat kushtetuese të vendimit ligjor që shteti ofron ndihmë financiare vetëm për fëmijën e parë dhe të dytë të porsalindur, duke diskriminuar kështu fëmijët e ardhshëm të lindur në familje.

“Sipas Gjykatës Kushtetuese, në këtë ligj, konkretisht në nenin 36, disa pjesë që përmbajnë termat “i pari dhe i dyti” dhe që u referohen të porsalindurve, pjesë e paragrafit 3, si dhe i gjithë paragrafi 2 i cili thotë – “i pari dhe i dyti konsiderohen fëmijët e porsalindur sipas radhës se lindjes se nënës, radhe e cila përcaktohet në të njëjtën mënyrë kur nëna lind disa fëmije njëherësh”, tha Belovska.

Ajo shtoi se me vendimin që Gjykata të fillojë procedurën do të thotë se po hyn në fazën tjetër në të cilën do të vlerësojë kushtetutshmërinë e dispozitave kontestuese dhe përputhshmërinë e tyre me nenin 8, i cili i referohet lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.

“Këto dispozita ligjore i referohen familjeve të cilat në tre muajt e fundit para paraqitjes së kërkesës për ndihmë për një të porsalindur kanë të ardhura mesatare totale më të ulëta se paga minimale neto që është përcaktuar në bazë të vitit paraprak”, theksoi Belovska.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments