Ka ngelur edhe dy muaj në përmbushjen e premtimit të Qeverisë, që mjekët specialist të kenë pagë prej 100 mijë denarëve. Këtë kusht e parashtroi sindikata e pavarur e qendrës klinike meqë pas dy muajve, gjegjësisht në janar duhet të formohet qeveria teknike. E kryeministri Zaev, u duk skeptik gjatë përgjigjes se deri në fund të vitit do të ketë rritje të pagave për specialistët dhe këtë akt e quajti shumë ambicioz.
“Ne po mundohemi që të arrijmë atë shumë prëj 100 mijë denarësh. Është punë ambicioze që prej një shume prej 40 mijë denarësh të dalë në 100 mijë denarë paga e specialistëve. sepse kjo menjëherë do të hapë spirale për pagat e tjera. Nëse ia rrisim pagat specialistëve menjëherë duhet të mendojmë për hapin në vazhdim rritjen e pagave të infermiereve dhe personelit shëndetësor. Ato punojnë në ekip. Shpresoj shteti të ketë më shumë mjete”, u shpreh kryeministri Zoran Zaev.
Sindikata e Pavarur e Mjekëve nga Qendra Klinike, kërkon që deri në fund të këtij viti paga e mjekëve specialistë të jetë 100 mijë denarë, ashtu siç u kishte premtuar kryeministri Zaev.
Begoviq thotë se në zgjedhjet e paralajmërua si Sindikatë e Qendrës Klinike, do të mbështesin ata që do t’i mbështesin nevojat e tyre pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për LSDM-në, VMRO-DPMNE-në, BDI-në apo cilëndo parti tjetër. Vendimi do të jetë individual, por nuk mundet që të mos respektohet përmbushja eventuale e premtimeve, ka thënë ai.
“Nëse plotësohet diçka nga ajo që ne kërkojmë, ka një rend që edhe ne publikisht t’i mbështesim. Do të thërras anëtarësinë tonë që ta mbështesim atë parti politike që do të na mundësoj standard më të mirë, që shkalla e largimit të mjekëve nga vendi të jetë më e ulët dhe rritje të pagës edhe të mjekëve edhe të punëtorëve të shëndetësisë”, theksoi Gordan Begoviq, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Qendrës Klinike.
Nga Sindikata paralajmërojnë se nëse ky premtim nuk realizohet bashkë me rritje të dyfishtë për të punësuarit në shëndetësi, vijon grevë. Ndryshe, për dy vjet, paga e mjekëve është rritur për 15%.