7.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajme(VIDEO) MINISTRIA E ARSIMIT DHE SINDIKATA NUK MERREN VESH PËR PAGAT

(VIDEO) MINISTRIA E ARSIMIT DHE SINDIKATA NUK MERREN VESH PËR PAGAT

Përfundoi pa sukses edhe një tjetër tentim për arritje të marrëveshjes mes Ministrit së Arsimit dhe Shkencës dhe përfaqësuese të  Sindikatës së arsimit, shkencës dhe kulturës për rritjen e pagave për punonjësit e arsimit.

Të dyja palët thanë se para 11 nëntorit, datës për të cilën përfaqësuesit e SASHKU-t kanë paralajmëruar greva, do të bëjnë edhe përpjekje të tjera për gjetjen e një zgjidhjeje. Në këtë takim janë shqyrtuar më tepër opsione dhe sipas paralajmërimeve, deri në fund të javës do të ketë përsëri takim. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi vlerëson se nuk ka nevojë për grevë për shkak se ka zgjidhje, ai ka shtuar se mësimdhënësit meritojnë më shumë, por nënvizon se ata kanë bërë maksimumin.

Arbër Ademi, Ministër i Arsimit dhe Shkencës

“Sa i përket ngritjes së pagave, fatkeqësisht sot nuk kemi arritur marrëveshje, por vazhdojnë takimet tona…Dialogu do të vazhdojë edhe në të ardhmen me SASHK-un, pasi kemi një qëllim të përmirësojmë gjendjen e arsimit… Propozimi ynë nënkupton ngritje historike të pagave si asnjëherë më parë, 5% në tetor të vitit 2018, 5% në 2019, dhe 10 % nga 1 prilli i vitit 2020, mirëpo kjo nuk do të thotë se ne nuk duhet të dialogojmë, nuk do të thotë se ne nuk duhet të shqyrtojmë  alternative tjera të cilat përmirësojnë statusin e të punësuarve në sektorin e arsimit. prandaj takim të radhës do të ketë deri në fund të javës përsëri që të shqyrtojmë propozime dhe ide të caktuara…

Kryetari i  Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedelkov, tha se Këshilli i Sindikatës nuk pajtohet rreth asaj se kur duhet të ndodh rritja e pagave.

Jakim Nedelkov, Kryetar i SASHK-ut

“Për fat të keq, lajmi i keq është se në bisedimet e sotme nuk gjetëm zgjidhje të pranueshme, që nuk duhet të na deinkuraojë, ashtu siç tha ministri deri në fund të javës do të takohemi prap ku do të tentojmë ti afrojmë qëndrimet”

Propozimi i Qeverisë është i njëjtë për rritje të pagës prej 10 për qind në prill të vitit të ardhshëm, ndërsa kërkesa e SASHK-ut është që rritja të bëhet nga 1 janari. Këta të fundit thonë se nëse nuk ka marrëveshje, do të bëjnë thirrje për grevë të përgjithshme nga 11 nëntori.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments