Ish aktivisti i Lëvizjes Besa, Izo Ganiu që në Reçicë dhe Tetovë e rrethinë njihej dikurë si krahu i djathtë i kreut të kësaj partie përmes një statusi në rrjetet social ka sfiduar ministrin e ri që vjen nga partia e Kasamit, Fatmir Limani.
Duke qenë se Limani drejton ministrinë e Politikës Sociale, Ganiu pret që po nga kjo ministri të vijë propozim ligji për rregullimin e çështjes së ish ushtarëve të UÇK-sē.
Statusi i plotë:
Të dashur qytetarë le të fillojm një sfidë ⁉️
Të sfidojm ministrin “Shqiptarë” të zgjedhur në selin e VMRO-së , funksionarin 15 vjeçar të BDI-së,të strukur në pozita të ndryshme,por i zëshëm dhe patriot kur ju mor pozita.
Tash ministër për punë dhe politik sociale
Sfidoj Fatmir Beqir Limani të zgjedh statusin e Ushtarëve të UÇK-së, sepse po drejton ministrin përkatëse që mund të propozoj ligj ⁉️
Ajde të shohim kush jeni ju.
Postojeni dhe paraqiteni sfidën të gjithë