3.7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBanori nga Gërçeci rrezikon 5 vjet burg, kërcënoi gazetaren

Banori nga Gërçeci rrezikon 5 vjet burg, kërcënoi gazetaren

    Prokuroria Themelore Publike Shkup ka paraqitur sot një propozim aktakuzë në Gjykatën Themelore Penale Shkup kundër një 31-vjeçari banor të fshatit Grçec për veprën penale – Kërcënim i sigurisë nga neni 144 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 4, si dhe paragrafët 1 dhe 2 të Kodit Penal.

    I akuzuari, përmes rrugës së sistemit informatik, i është kërcënuar seriozisht një të dëmtuare se ndaj saj do të kryejë një vepër penale për të cilën është paraparë një dënim me burg prej pesë vjetësh ose më shumë. Kërcënimet janë bërë për shkak të statusit të saj shoqëror si gazetare dhe në lidhje me detyrat profesionale që ka kryer brenda autorizimeve të saj.

    Me qëllim që ta shqetësonte dhe ta frikësonte, ai i ka dërguar mesazhe kërcënuese gazetares përmes një profili të rremë në një rrjet social, duke kërkuar prej saj të fshinte tekstin që kishte shkruar dhe publikuar, gjë që i ka shkaktuar të dëmtuarës ndjenjë kërcënimi, pasigurie dhe frike.

    Pas urdhrave të lëshuara nga prokurori publik, Ministria e Punëve të Brendshme e identifikoi kryerësin e veprës penale, për të cilën sipas Kodit Penal është paraparë një dënim me burg prej një deri në pesë vjet. Nga pesë sulmet e regjistruara ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias gjatë vitit 2023, për të cilat alarmoi Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, në tre raste është identifikuar kryerësi dhe është nisur procedura. Nga këto, në dy raste, bazuar në akuzat e paraqitura, tashmë është dhënë dënim për autorët e veprës penale.

    RELATED ARTICLES
    - Advertisment -

    Most Popular

    Recent Comments