Maksim Dimitrievski në “Daily Click” në TV21 ka folur për koalicionin aktual me VMRO-DPMNE-në.“Në koalicionin e kaluar BDI-ja ka bërë presion mbi LSDM-në dhe ne e shohim që e pranojnë, por kjo është punë e tyre. Jemi duke ndjekur dëshirat e qytetarëve, sepse edhe në vetë fushatën kam marrë kërkesa nga qytetarët që të sigurohet një shumicë stabile e bllokut maqedonas dhe të gjendet një partner i drejtë përfaqësues i partive etnike shqiptare, në këtë rast është VLEN. “, tha Dimitrievski.