- Në qendër të qytetit të Shkupit, sot nga ora 15:00 do të ketë regjim të veçantë të qarkullimit për shkak të “Paradës së Krenarisë”.
– Sot në ora 17:00 do të mbahet manifestimi “Parada e Krenarisë” në zonën qendrore të qytetit të Shkupit.
Për këto arsye, Sektori për siguri në komunikacionin rrugor në Shkup, nga ora 15:00 do të ndërmarrë masa për regjim të veçantë të komunikacionit në zonën qendrore të qytetit, njofton MPB.
Ministria e Brendshme apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët ku do të zhvillohet ngjarja.