9.1 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti: Vota juaj nuk guxon të shkojë huq, jemi këtu ta...

Ali Ahmeti: Vota juaj nuk guxon të shkojë huq, jemi këtu ta zbatojmë vullnetin fitimarë

Lideri i Frontit Evropian, Ali Ahmeti në konferencën për media tha se nuk do të lejohet asesi të shkilet mbi legjitimitetin e popullit.

“Ne po nisim rrugëtimin për të mos e lejuar këtë majorizim që rëndon bashkëjetesën dhe demokracinë dhe ftojmë qytetarët që të na bashkangjiten në përpjekjet tona për ta mbrojtur votën, legjitimitetin dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit, por edhe Marrëveshjen e Prespës dhe atë të fqinjësisë së mirë për të ardhmen evropiane.

Vota juaj nuk guxon të shkojë huç dhe ne jemi këtu bashkë që ti prijmë fitores tuaj dhe ta zbatojmë vullnetin tuaj fitimtarë.

Ne vlerësuam, që këto çështje janë tejkaluar dhe jemi zhvilluar si shoqëri me respekt të ndërsjellë mbi vullnetin e njëri-tjetrit për të mirën e shoqërisë së përbashkët. I takon gjeneratës tonë, që bashkë të mos lejojmë zhbërjen e të arriturave dhe të pamundësojmë përsëritjen e mosrespektimit të vullnetit politik dhe legjitimitetit të sovranit”, tha mes tjerash Ahmeti, lideri i Frontit Evropian.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments