Gjyqtari nga Gjykata Supreme, Nake Georgiev, është arrestuar sot për pranim ryshfeti.
- Sot (20.05.2024) gjyqtarit të Gjykatës së Lartë i është hequr liria për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “Marrje e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”.
- Gjyqtarit i hiqet liria në vend gjatë kryerjes së veprës penale. Priten udhëzime të mëtutjeshme nga prokurori publik kompetent, njoftoi MPB.
- Georgiev kandidoi për postin e anëtarit të Këshillit Gjyqësor vitin e kaluar, por dha dorëheqjen sepse djali i tij u zgjodh gjyqtar.
- Dorëheqja erdhi pas argumenteve disaditore në Këshillin Gjyqësor se nuk ishte e ligjshme që ai si anëtar i Këshillit Gjyqësor të zgjidhte djalin e tij për gjyqtar.
- Nake Georgiev kandidoi si anëtar i Këshillit Gjyqësor si kandidat i vetëm nga Gjykata Supreme, ndërsa përkrahësit e Këshillit e ndërprenë procedurën për shkarkimin e tij.
- Për të njëjtin rast për të cilin ka qenë peticioni, tre gjyqtarë të apelit nga Shtipi janë shkarkuar, por ai ka shpëtuar.