5.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmePasojë nga Qeveria LSDM- BDI ,që në "mënyrë demokratike" ende funksionon/...

Pasojë nga Qeveria LSDM- BDI ,që në “mënyrë demokratike” ende funksionon/ Brat Sasho Mijallkov lirohet nga burgu të enjten.

Sasho Mijallkov të enjten lirohet nga burgu me kusht që deri më 25 prill të vitit 2025 të mos kryejë vepër penale, vendosi Gjykata e Apelit në Shkup.

Siç kumtuan sot nga Gjykata e Apelit Shkup, ky vendim është bazuar në ankesën e Mijallkovit me vendim të Gjykatës Themelore Penale Shkup, ndërsa është marrë në seancë me dyer të mbyllura më 14 maj të këtij viti.

“Gjykata e Apelit në Shkup në interes të opinionit dhe mediumeve informon se duke vepruan në lëndën penale KR-84/24, në seancë me dyer të mbullura më datë 14.05.2024, ka marrë vendim me të cilin e pranoi ankesën e të dënuarit S.M. nga S. dhe vendimin e Gjykatës themelore penale Shkup e ndryshoi, dhe kështu i dënuari lirohet më datë 23.05.2024 nga vuajtja e dënimit me burg, me kusht që deri në skadimin e lirimit me kusht -25.04.2025 të mos kryejë vepër të re penale”, thuhet në kumtesën e Gjykatës së Apelit.

Ankesa e Mijallkovit është e vendimit të Gjykatës Themelore Penale Shkup, me të cilin Gjykata ka marrë vendim për lirim me kusht të ish-shefit të DSK-së, me të cilën është dashur të largohet nga INP Strugë më 25 dhjetor të këtij viti, ndërsa lirimi me kusht i konsiderohet deri më 25 Prill 2025.

Mijallkov vuan dënim me burg në Strugë, pasi pas pranimit të fajit u dënua me tre vjet burg për rastin “Perandoria”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments