5.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDeri të mërkurën reshje shiu, nga e enjtja nis përmirësimi i motit...

Deri të mërkurën reshje shiu, nga e enjtja nis përmirësimi i motit në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Pasdite moti në disa vende do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima lokale në formë të motit të ligë me reshje të rrëmbyeshme intensive, erë të fortë dhe me paraqitje të izoluar të breshrit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 16, ndërsa ajo maksimale prej 22 deri në 27 gradë Celsius.

Në Shkup pritet mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Pasdite në disa pjesë të luginës moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe kushte për shfaqjen e moti të ligë afatshkurtër. Temperatura minimale do të zbresë deri në 16, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 26 gradë.Sipas DPHM, deri të mërkurën do të mbajë moti i paqëndrueshëm, kryesisht pasdite me reshje lokale të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Vende-vende do të ketë kushte që proceset të jenë më intensive në formën e një moti të ligë afatshkurtër, me erë të fortë, reshje të rrëmbyeshme për një kohë të shkurtër dhe me dukuri të izoluar të breshrit. Të enjten do të ketë kushte për reshje të shkurtra shiu, kryesisht në zonat malore, ndërsa të premten pritet qëndrueshmëri e përkohshme të motit. Temperaturat do të jenë pa ndryshime të ndjeshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments