3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeStadiumi/ Bilall Kasami po mashtron, prezanton projektin pa përzgjedhur mbikqyrës

Stadiumi/ Bilall Kasami po mashtron, prezanton projektin pa përzgjedhur mbikqyrës

Pa e zgjedhur mbikqyrësin e punimeve, të cilin obligohet me ligj, Kasami para tetovarëve nesër do ta zbulojē projektin e stadiumit të Tetovës.

Por, si do të realizohet i njejti ende nuk është e qartë sepse sipas informacioneve, Kasami ende nuk ka përzgjedhur kompani që do i kontrollojë, mbiqkyrë punimet në stadium.

Neni 33 përcakton se mbikëqyrja e ndërtimit duhet të kryhet nga një inxhinier mbikëqyrës me autorizim A dhe/ose B. Ky inxhinier duhet të jetë i punësuar në një person juridik të regjistruar për kryerjen e veprimtarisë adekuate dhe që posedon licencë për mbikëqyrje. Kjo do të thotë se mbikëqyrësi nuk mund të jetë i angazhuar nga kompania që po kryen ndërtimin, për të garantuar një vlerësim të pavarur dhe të paanshëm të punimeve.

Neni 34 sqaron se personi juridik që kryen mbikëqyrjen e ndërtimit duhet të ketë licencë A për ndërtime të kategorisë së parë, ose licencë B për ndërtime të kategorisë së dytë. Kjo licencë sigurohet pas dorëzimit të dëshmive përkatëse që vërtetojnë regjistrimin e veprimtarisë dhe punësimin e numrit të duhur të inxhinierëve me autorizimet e nevojshme.

Me këtë zbulohet edhe njëherë se Kasami nuk e ka seriozisht çështjen e stadiumit dhe përmes koncerti që zhvillohet nesër në zbulimin e projektit pritet të jetë vetëm mashtrim.. sepse Kasami nuk ka përfunduar ende procedurat për projektin…

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments