Gjykata Kushtetuese fillon procedurën për 14 lëndë që i ka ngritur me iniciativën e saj, të cilat i referohen punës së disa komunave. Gjykata shprehu dyshimin se 14 komuna, pa pasur autoritet ligjor, i kanë caktuar vetes autoritetin për interpretim autentik të rregulloreve që nxjerrin. Kjo do të ishte e mundur nëse ligjvënësi do të përcaktonte një kompetencë të tillë, gjë që nuk ndodh tani, sipas Gjykatës Kushtetuese.Nga Kushtetuesja theksojnë se është vendosur që të ndalohet ekzekutimi i akteve individuale apo veprimeve që dalin nga dispozitat e kontestuara në ligj.
Gjykata Kushtetuese
“Krahas inicimit të procedurës për të cilën do të vlerësojmë ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e akteve komunale, njoftojmë se në seancën e 12-të është vendosur që të ndalohet ekzekutimi i akteve individuale apo veprimeve që dalin nga dispozitat e kontestuara në ligj. Rregullorja për punë në komuna i referohet interpretimit autentik”.
Nga Gjykata potencojnë se bëhet fjalë për komunat: Kumanovë, Krivogashtani, Shën Nikollë, Koçan, Demir Hisar, Bosillovë, Dojran, Çuçer Sandevë, Radovish, Çeshinovë-Obleshevë, Demir Kapi, Gjorçe Petrov, Probishtip dhe Pehçevë.
Për më tepër ata njoftojnë se, Gjykata në periudhën e kaluar me iniciativë ka ngritur 72 lëndë, të cilat përmbajnë interpretim autentik të komunave të ndryshme dhe se tashmë janë duke vepruar sipas tyre.