15.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeKushtetuesja po shqyrton 14 lëndë që kanë të bëjnë me komunat

Kushtetuesja po shqyrton 14 lëndë që kanë të bëjnë me komunat

Gjykata Kushtetuese fillon procedurën për 14 lëndë që i ka ngritur me iniciativën e saj, të cilat i referohen punës së disa komunave. Gjykata shprehu dyshimin se 14 komuna, pa pasur autoritet ligjor, i kanë caktuar vetes autoritetin për interpretim autentik të rregulloreve që nxjerrin. Kjo do të ishte e mundur nëse ligjvënësi do të përcaktonte një kompetencë të tillë, gjë që nuk ndodh tani, sipas Gjykatës Kushtetuese.Nga Kushtetuesja theksojnë se është vendosur që të ndalohet ekzekutimi i akteve individuale apo veprimeve që dalin nga dispozitat e kontestuara në ligj.

Gjykata Kushtetuese

“Krahas inicimit të procedurës për të cilën do të vlerësojmë ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e akteve komunale, njoftojmë se në seancën e 12-të është vendosur që të ndalohet ekzekutimi i akteve individuale apo veprimeve që dalin nga dispozitat e kontestuara në ligj. Rregullorja për punë në komuna i referohet interpretimit autentik”.

Nga Gjykata  potencojnë  se bëhet fjalë për  komunat: Kumanovë, Krivogashtani, Shën Nikollë, Koçan, Demir Hisar, Bosillovë, Dojran, Çuçer Sandevë, Radovish, Çeshinovë-Obleshevë, Demir Kapi, Gjorçe Petrov, Probishtip dhe Pehçevë.

Për më tepër ata njoftojnë se, Gjykata në periudhën e kaluar me iniciativë ka ngritur 72 lëndë, të cilat përmbajnë interpretim autentik të komunave të ndryshme dhe se tashmë janë duke vepruar sipas tyre. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments