Sot përfaqësuesi i RDSH-së pranë Partisë Demokratike Shqiptare z.Visar Palloshi, mori pjesë në event dhe e nënshkruajti Deklaratën për zgjedhje të drejta, të lira e demokratike dhe kundër gjuhës së urrejtjes.Ky event u organizua nga OHRID Institute for Economic Strategies and International Affairs, ku përfaqësues të forumeve rinore të partive politike në RMV, nën prezencë të mediave dhe përfaqësues të ambasadave në RMV, e nënshkruajtën këtë deklaratë.Pas nënshkrimit të deklaratës z.Palloshi e përshëndeti këtë organizim dhe theksoi se Ne si parti do ti përmbahemi kësaj deklarate.
Në fund apeloi që të rinjtë nga të gjitha partitë politike duhet sa më shumë ta anashkalojnë gjuhën e urrejtjes në rrjete sociale.