18.2 C
Tetovo
E mërkurë, 1 Maj, 2024
BallinaKronikëSPB TETOVË / KUMTESË

SPB TETOVË / KUMTESË

Me datë 02.04.2024 në orën 23.30 në Bulevardin
,,Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, efektivët e policisë të
DPB-Gostivar kanë arrestuar shtetasin shqiptar F.S.
(31), i cili kishte qëndruar i pa deklaruar në zonë.
Personi është mbajt në stacionin policorë për procedura
të mëtejshme.
…..
Me datë 02.04.2024 në orën 20:40 efektivët e
policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat
O.B.(38), A.B.(42) dhe 32-vjeçaren F.B., të gjithë nga
Tetova, të cilët më parë në SPB Tetovë ishin raportuar
nga kunata e tyre T.B. (35) nga Tetova se rreth orës
19.15 në oborrin e shtëpisë së saj familjare e kishin
sulmuar fizikisht atë dhe në sulm kanë përdorë një mjet
metalik, i cili u gjet në vendin e ngjarjes dhe u konfiskua.
Personat në fjalë janë mbajtë në stacionin policor për
procedura të mëtejshme dhe pas pastrimit dhe
dokumentimit të çështjes kundër tyre do të pasoj
parashtresë përkatëse.
……
Me datë 02.04.2024 në orën 15.30 në Njësinë e
Policisë – Grupçin. personi B.N. nga një fshat i Tetovës
ka raportuar se rreth orës 06:30 në shtëpinë e tyre
familjare, djali i tij V.S., i cili ka probleme psiqike, e ka
sulmuar fizikisht dhe gjatë sulmit kishte përdorë një mjet
të mprehtë. Janë marrë masa për të zbardhjen dhe
dokumentimin e çështjes.

Me datë 02.04.2024 në orën 14:00 në SPB-Tetovë,
personi A.S.(58) nga Tetova ka raportuar se rreth orës
13:30 në Çarshinë e Epërme në Tetovë, ndërsa ishte
ulur në automjetin e tij, është sulmuar fizikisht nga A.M.
nga Brodeci i Tetovës. Janë marrë masa për të
zbardhjen e çështjes.
……
Me datë 02.04.2024 në orën 20.50 në Njësinë e
Policisë-Galatë, personi J.N. (58) nga Dobërdolli i
Gostivarit, ka raportuar se rreth orës 17:00 në qendër të
fshatit është sulmuar fizikisht nga fqinji i tij M.N., me të
cilin kishin pasur më parë një keqkuptim. Janë
ndërmarrë masat për zbardhjen e çështjee.
…….
Me datë 02.04.2024 në orën 12:00 në SPB
Tetovë-DPB Gostivar, një burrë 48-vjeçar nga Gostivari,
ka raportuar se gjatë muajit mars-2024 ai ishte në
punëtorinë të personit E.,,N” nga Gostivari për një
riparim të telefonit celular, ku iu tha se duhet ta linte dhe
se për shërbimin e prodhuesit duhet të paguajë 2.99
euro me një kartë pagesore. Gjë që kishte pranuar dhe
mjeshtrit E.”N”. i kishte dërguar një foto të kartës së tij të
kreditore. Me datë 14.03.2024 në telefonin e tij celular
kishte marrë një njoftim SMS se më shumë pagesa janë
bërë nga kartelën e tij kreditore dhe menjëherë e kishte
kontaktuar personin e raportuar, i cili e kishte bindur atë
se do ti paguante borxhin. Me datë 01.04.2024 nga
banka e tij, kishte qenë i i njoftuar se nuk kishte më
fonde në llogari, gjegjësishtë se i janë marrë 535.483
denarë. Janë marrë masa dhe aktivitete për zbardhjen
dhe dokumentimin e çështjes.
…..

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments