ryetari i Komunës së Tearcës Nuhi Neziri, mirpriti Kryeministrin Talat Xhaferi së bashku me Ministrin e jashtëm njëherit edhe kandidat për president nga Bashkimi Demokratik për Integrim Bujar Osmani, ku inspektuan punimet në komunën e Tearcës, shkruan Top24.
Neziri ka deklaruar se janë prezentuar të gjitha të arriturat e deritanishme dhe në projeksion të gjitha projektet kapitale në nivel lokal dhe regjional në sferën sociale, arsimore, infrastrukturore dhe ekologjike, për të ndarë të gjitha kërkesat dhe mënyrat e gjetjes së zgjidhjeve nga investime lokale dhe qendrore për të arritur drejt finalizimit të të gjitha aksioneve dhe punëve në teren.Top24
Nuhi Neziri : Ditë e veçantë e vizitës së kryeminstrit z.Talat Xhaferi në Komunën e Tearcës!
Në pritjen që organizuam për Kryeministrin z.Talat Xhaferi , i shoqëruar nga Ministri Punëve të Jashtme z.Bujar Osmani, e cila ishte në vazhdën e vizitave të rregullta të kabinetit qeveritar për të parë nga afër sfidat e pushtetit lokal dhe qytetarëve.
Prezantuam të arriturat e deritanishme dhe në projeksion të gjitha projektet kapitale në nivel lokal dhe regjional në sferën sociale, arsimore, infrastrukturore dhe ekologjike, për të ndarë të gjitha kërkesat dhe mënyrat e gjetjes së zgjidhjeve nga investime lokale dhe qendrore për të arritur drejt finalizimit të të gjitha aksioneve dhe punëve në teren.
Vizita në hapësirat e komunës, pastaj vazhduam në vizitë në Shkollën Fillore Komunale “Asdreni” dhe hapëruam në asfaltimin e rrugës lokale në fsh.Gllogjë.
Nderuan me prezencën e tyre deputetët Fisnike Bekteshi, Bajram Kadrija dhe Bedri Fazliu, zv.ministri Agim Nuhiu, drejtor Shaban Memeti, Ajshe Selmani dhe Ejup Latifi, sekretar Rami Qerimi, mjek Kujtim Xhelili, biznesmen Islam Ramizi, Sejdi Shasivari dhe Adem Murati dhe shumë qytetarë të komunës sonë.