8.2 C
Tetovo
E premte, 1 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRMV-Ministria e Shëndetësisë : Menjëherë vepruam për praktikën gjashtëmujore të mjekëve të...

RMV-Ministria e Shëndetësisë : Menjëherë vepruam për praktikën gjashtëmujore të mjekëve të rinj

Ministri i Shëndetësisë ka vepruar menjëherë në lidhje me obligimet ligjore që i ka në pjesën e praktikës për pagë gjashtëmujore të mjekëve të rinj, të cilët do të angazhohen në pikat e vaksinimit dhe në Ndihmën e Shpejtë Mjekësore pranë Qendrave Shëndetësore në territorin e gjithë vendit, kumtuan pasdite nga Ministria.

“Në përfundimin e tij, Komisioni Kombëtar i Imunizimit rekomandon që mjekët e rinj të përfshihen sa më shpejt në procesin e imunizimit, pra mjekët që kryejnë praktikën e detyrueshme pas diplomimit të përfshihen në kërkimin e fëmijëve të pavaksinuar, thirrjen e tyre, si dhe regjistrimin e vaksinimeve në sistemin elektronik, ndërsa nga ana tjetër, mjekët që kryejnë praktikë me pagesë pas marrjes së licencës duhet të përfshihen edhe në zbatimin e vaksinimit në ato pika vaksinimi ku ka nevojë për staf shtesë, të gjitha me synimin e zbatimit të pandërprerë të vaksinimit”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Lidhur me këtë konkluzion të Komisionit Kombëtar të Imunizimit, siç shtohet, ministri i Shëndetësisë në Qeverinë Teknike, Ilir Demiri, ka bërë të ditur në një seancë të Qeverisë, pas së cilës është dërguar në Ministrinë e Financave dhe pritet  përgjigje nga KSHPK për shkak se, siç theksohet në komunikatë, është periudha parazgjedhore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments