Marrëdhëniet e Republikës së Maqedonisë së Veriut me atë të Indonezisë i karakterizon një shkallë e lartë miqësie dhe mirëkuptimi i ndërsjelltë.
Republika e Maqedonisë Veriore, diplomatikisht, mbulon Republikën e Indonezisë
përmes Ambasadës së Republikës së Maqedonisë Maqedonisë Veriore në Republikën e Indisë.
Ministri Ismaili dhe ambasadorja Sri Astari Rashid në takim biseduan për mundësinë e bashkëpunimit ndërkulturorë midis dy vendeve si dhe angazhim më i madh i të dyja palëve për realizimin e qëllimeve.
Ndërkaq, ne vitin 2013në shfaqjet koncertale në Indonezi kanë marrë pjesë Opera Maqedonase dhe baleti në sallat e koncerteve më prestigjioze në Xhakartë, ku poashtu interpretuan edhe solist të njohur botërisht. Kjo ngjarje ka ndodhur si pjesë e festimit të 20-vjetorit të themelimit të marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Indonezisë.
Edhe pse në kohë të fundit vendet nuk kanë pasur ndonjë aktivitet të rëndësishëm, me angazhimin e të dyja palëve do të zgjerohet dhe intensifikohet bashkëpunimi ndërkulturorë me Indonezinë,punë kjo që do të arrihet me nënshkrimin e dokumentave ndërshtetërorë.