4.6 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeIllden ndihmës sekretar i diplomacisë publike të NATO-s/ Anëtarësimi i...

Illden ndihmës sekretar i diplomacisë publike të NATO-s/ Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO mund të ketë prolongim kalendarik

Personalisht isha dëshmitar i Samitit të Bukureshtit dhe prej atëherë anëtarësimi në NATO më qëndronte mbi kokë si një punë e pakryer. Vërtetë më vjen mirë që tash mund të dëshmoj për zhvillimet pozitive në këtë drejtim, tha Taxhan Ilden, ndihmës sekretar i përgjithshëm i diplomacisë publike të NATO-s.

Ai këtë deklaratë e dha në debatin “Ballkani Perëndimor: Duke i braktisur rivalitetet dhe pasigurinë”, në kuadër të Samitit “Ekonomist”, i cili mbahet në Shkup, me rastin e procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Aleancë.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut e filloi një udhëtim të mrekullueshëm drejtë integrimit evropian dhe transatlantik, të cilën e shënoi angazhimi dhe guximi për zgjidhjen e çështjes së emrit, problem ky i cili gjatë kohë e pengoi përparimin e vendit. Nga ana tjetër NATO gjithashtu, siç u shpreh Ilden, e mbajti fjalën dhe premtimin e dhënë në Bukuresht.

“Me kënaqësi e pres përfundimin e procesit të aderimit të RMV-së dhe mendoj se me të vërtetë kemi arritur progres. Njëzet e dy shtete anëtarë nga gjithsej njëzet e nëntë e kanë ratifikuar Protokollin për aderim në NATO. Pasi që të gjitha shtetet do ta ratifikojnë dhe dorëzojnë instrumentin për ratifikim, atëherë procesi do të përfundoj dhe Maqedonisë së Veriut do t’i dëshirojmë mirëseardhje si anëtare e tridhjetë e Aleancës. Kjo është tepër me rëndësi për të parë se NATO ka politikë të dyerve të hapura dhe se më të vërtet ajo po zbatohet në praktikë. Po ashtu e rëndësishme është që kjo do të ndodhë në 70-të vjetorin dhe se edhe pas 70-të viteve NATO tërheq vëmendjen e shumë shteteve që dëshirojnë të bashkohen me idenë për të kontribuar për sigurinë dhe mbrojtjen tonë kolektive, por edhe të kenë dobi nga kjo”, tha Ilden.

Procesi i ratifikimit të Protokollit për anëtarësim në NATO, sipas Ilden, rrjedh pa pengesa, por varësisht prej politikave të ndodhive në shtete të caktuara,  ajo mund të ndikoj vetëm në një zhvendosje kalendarike rreth çështjes së anëtarësimit.

Sa i përket rajonit të Ballkanit Perëndimor, ai tha se mund të përshkruhet si pjesë e cila vazhdimisht ndryshohet, mirëpo ende ka punë e cila duhet të përfundohet për të qenë të sigurt se ndryshimet pozitive nuk mund të kthehen pas dhe se rajoni fokusin e tij do ta përqendrojë plotësisht në zhvillimin prosperitetit, dhe mos të jetoj në frikë të konfliktit. Në fund, ndihmës sekretari gjeneral i diplomacisë publike Ilden, theksoi se NATO dhe shtetet anëtare do të vazhdojnë të kontribuojnë për këtë qëllim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments