Lajmi interaktiv
Nuk do që të jesh i mençur …vetëm përcjelli mediat on line ose siç njihen në popull … portalet… dhe do të kesh njohuri jo vetëm për të tashmen por edhe për të ardhmen …dhe do kuptosh të fillosh të bësh dallimin fake dhe deklaratës së vërtetë .
Politika është një fushë ku deklaratat dhe e vërteta shpeshherë bien në konflikt. Kjo ndodh për shkak të shumë faktorëve, përfshirë interesat politike, strategjitë për të fituar mbështetje dhe influencë, si dhe interpretimet subjektive të të dhënave dhe ngjarjeve.
Deklaratat në politikë shpeshherë janë të përshtatshme për audiencën apo për qëllimet e caktuara politike. Ata mund të jenë të tejkalojnë të vërtetën, të përdorin hiperbolën, të fshehin të dhëna apo të paraqesin një version subjektiv të realitetit për të përmbushur qëllimet e tyre politike.
Në anën tjetër, e vërteta është objektive dhe përballet me faktet reale dhe të verifikueshme. Megjithatë, edhe në politikë, perceptimi i vërtetësisë mund të jetë i ndryshëm për individët dhe grupet, duke ndikuar në vlerësimin e tyre të njësitës së së vërtetës.
Në përfundim, në politikë është e rëndësishme të kërkojmë dhe të promovojmë transparencën, llogaridhënien dhe vërtetësinë. Ndërkohë, duhet të jemi të vetëdijshëm për manipulimin e informacionit dhe të jemi të gatshëm të kërkojmë dhe të vlerësojmë burimet e ndryshme për të arritur një perceptim më të saktë të realitetit politik.
Deklarata e Taravarit se kandidohet për President shteti është realitet me bisht por arsyetimi është FAKE dhe manipulativ…E ha opinioni këtë?! …Ata që do e gëlltisin janë vetëm njerëzit rreth tij…dhe askush tjetër .
Entuziazmohemi që Presidenti mund të jet SHQIPTAR në Maqedoni të Veriut ...por realiteti aktual flet krejt diçka tjetër ….Mënyra si zgjidhet Kryetari i shtetit nëpërmes votës së qytetarëve në zgjedhje të drejtëpërdrejta në gjithë shtetin është problematike …Maqedonasit duam nuk duam janë shumicë si popull në këtë shtet dhe pa votat e tyre nuk mund të fitosh…ndërsa ata me bindje të lirë nuk ta japin votën që të bësh President një shqiptar .Mbetet të presim si realitet të vetëm …që zgjedhja e Presidentit shqiptar në RMV të kalojë nëpër mes Parlamentit me marrëveshje politike…Por për këtë ndryshim duhen 2/3 e votave të deputetëve që të bëhen ndryshimet kushtetuese .Nga blloku politik maqedonas hë për hë nuk ka përgaditje dhe vetëdije pan europiane ,kryetari i shtetit të zgjidhet nëpër mes Kuvendit…
Ti kthehemi Taravarit …jo që nuk e di se nuk mund të zgjidhet …por tre pika ishin si nismë të kësaj ideje ,dhe kundërreagimet e pritura të mundëshme …në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të vitit 2024 në Maqedoni të Veriut nuk bëhet luftë politike mes bllokut politik maqedonas…deri diku dihet VMRO është para LSDM …lufta politike në këto zgjedhje që do e përcaktojnë përbërjen shumicë edhe për Qeverinë por edhe Presidentin do jetë ajo luftë politike ndërmjet bllokut shqiptar opozitar të bashkuar në LEN dhe bllokut shqiptar në pushtet me BDI si shumicë…….
- Taravari e di se nuk mund të zgjidhet por me kandidaturë , prishen planet e LSDM dhe bllokut tjetër politik shqiptar më BDI-në,dhe i shkon përshtat VMRO-DPMNE-së që në raundin e parë të ketë shumicën e votave për President kandidati i tyre …por BDI nuk është naive ..kush do qoftë kandidat i BDI-së për president.. tash vërtetë mund të prishen votat e VMRO-DPMNE-së në raundin e parë…sepse Taravari mendon ti shkepë sipas matematikave të tyre rreth 80.000 vota shqiptare …dhe vetëm nëse Ali Ahmeti kandidohet për president shteti në RMV ndryshon matematika argëtuese edhe e VMRO-DPMNE por edhe LEN-it (TARAVARI REPREZENT I TYRE) ...Përmendja e zënkës dhe mos përkrahjes së kandidaturës së dytë Pendarovskit nga Bdi për mosnënshkrim të Ligjit Anti-Bixhos është vetëm shkasi për nxjerjen e kandidatit të BDI-së si kundërkandidat Taravarit ,asgjë tjetër….
- Me një strategji plus Ali Ahmeti me ndihmën e LSDM mund të shkojë në raundin e dytë ,dhe atëherë gjithë votat e Taravarit të pretenduara nga votuesit e tyre shqiptar dhe grupacionit LEN nuk do i shkojnë VMRO-DPMNE-së,por pritet edhe më shumë se gjysma do shkojnë këto vota te Ali Ahmeti (aspekti nacional si paraspeshë kandidatit maqedonas)..kur vetëm mendimi se mund të bëhet shqiptari i parë president tranden emocionet …kërkenzi kikiriki…Ali Ahmeti në raundin e dytë i nevojitet me vetëm një të fishkëlluar të nacionaliteteve tjera nga …së bashku me simpatizantët e LSDM ( i llogaritim tash se në raundin e parë LSDM-së u bie kandidati për president ??)… nuk do ia japin votat VMRO-DPMNE-së …por Ali Ahmetit koalicionisti i tyre nëndihma për zgjedhjen president në vitet e kaluara ..kthema borxhin …pra krejt i kanë bërë matematikat ,por mos harojmë plus faktorin ndërkombëtar jashtë tej mase të interesuar mu për shkak të ndikimeve ruse kineze iraniane në RMV .. tash i kanë bërë sytë 5 …manipulime nuk do ketë…
- Pse TARAVARI KANDIDOHET ?!….kuptohet .për të kamufluar paknaqësitë e grupacionit Taravari ende pa filluar zgjedhjet lidhur me listat në të gjitha zonat posaçërisht në zonën 6 ….. .listat e LEN moti janë mbyllur për zonën 6 …hapja e tyre sërish sikur me hapë kutinë e Pandorës …Taravari u vonua -vij nuk vij -dhe ekipa mbeti zaif me vendet posaçërisht në zonën 6 …Taravari pasi nuk është 1 në listë në zonën 6 doli te LEN 1 për president shteti ..( disi kohëve të fundit përherë i paknaquri Fatmir Limani respekte për të kaluarën familjare …nuk po bëhet i gjallë lidhur me listat e LEN në zonën 6 ?!)…Dhe saga e Taravarit nuk u mbylll me LEN-in ….në të ardhmen nuk do i mungojë përkrahja në Gostivar për Kryetar Komune të Taravarit nga grupacioni LEN-i.. Taravari nuk e ka sefte të deklaruar koketimin ndaj VMRO-DPMN-s …e ka publike non stop është deklaruar që nga viti 2014 kur u nda LRPDSH nga PDSH vazhdoi edhe te ASH..se me VMRO-DPMNE ndajnë qëndrimet politike të përafërta .. www.telegrami.mk
Mesut Shabani Tetovë
