Të dashur qytetarë,
pas një periudhe intensive pune në krye të Spitalit Klinik- Tetovë i cili ishte një rrugëtim sfidues, impenjativ dhe mjaft i suksesshëm sot mu kalua stafeta që të kryej detyrën e Ministrit të Shëndetësisë, detyrë e cila do të më afrojë edhe më shumë drejt qëllimit në sendërtimin e Spitalit të Tetovës dhe përfundimin e të gjitha projekteve të filluara pa u shkëputur nga angazhimi im ku në kontuinitet do ta dëshmoj ashtu siç kam bërë deri më tani.
Ky ndryshim vjen si rrjedhojë e zhvillimeve të fundit në relievin politik dhe në një kohë kur Maqedonia e Veriut udhëhiqet nga një qeveri teknike.
Dua t’i falenderoj me mirënjohje të thellë të gjithë bashkëpuntorët dhe drejtuesit e mëparshëm për kryerjen e detyrës me dinjitet dhe profesionalizëm dhe uroj që bashkëpunimi të vazhdoj edhe mëtej.
Unë si Ministër i Shëndetësisë në Qeverinë teknike do të angazhohem maksimalisht të jem sa më afër qytetarëve për të marrë trajtimin e duhur shëndetsor.
Ashtu siç shëruam shumë hallka jo funksionale të Spitalit Klinik me të njejtin intensitet do të përpiqemi të trajtojmë edhe plagët në sistemin shëndetësor në Maqedoninë e Veriut.
I juaji, Dr. Ilir Demiri