Ambasadori evropian David Geer sot në pyetjen e një gazetari lidhur me zhvillimet aktuale në Aleancën për Shqiptarët, ka treguar se nuk mund të komentojë për çështje që kanë të bëjnë me politikën e brendshme dhe as për zhvillimet në vetë partitë politike.
- Nuk mund të komentoj për çështjet që kanë të bëjnë me politikën e brendshme, as çështjet që kanë të bëjnë me ngjarjet në partitë politike, tha Gir, i cili sot mori pjesë në dhurimin e autoambulancave për Emergjencën e Shkupit.
I pyetur se pse takimi me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti në dhjetor është mbajtur në ambientet e Ministrisë së Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërkomunitetesh, Gir ka thënë se e pranon gabimin.
- Sigurisht, ndonjëherë njerëzit bëjnë gabime. Kam bërë një gabim sepse mbledhja është mbajtur në ambientet e Ministrisë së Sistemit Politik, këto janë institucione ku duhet të bëhen mbledhje që kanë të bëjnë vetëm me Qeverinë. E pranoj gabimin, shtoi Gere