Këshilltari i LSH-së, Arlind Murtezani, edhe në këtë seancë, si gjithmonë, vendosi në plan të parë mbrojtjen e interesave të qytetarëve. Ndërsa të tjerët merreshin me studime fizibiliteti dhe të ashtuquajturat “investime”, Murtezani ngriti alarmin për atë që e cilësoi si tendencë të Bilall Kasamit për t’ua rrezikuar pronat qytetarëve që janë në proces gjyqësor për denacionalizimin e tyre.
Murtezani e demaskoi këtë qasje, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si janë përpiluar studimet dhe mbi çfarë të dhënash janë mbështetur përgatitësit e tyre. Gjatë diskutimit, u bë e ditur se përpiluesit e studimeve nuk kishin pasur njohuri se prona në fjalë ishte në proces gjyqësor për denacionalizim, ndërsa të dhënat, sipas deklarimeve të tyre, i kishin marrë nga mediat.
Si mund të flitet për investime dhe projekte milionëshe, kur nuk dihet as statusi juridik i pronës mbi të cilën synohet të ndërtohet? Kjo është papërgjegjësi që mund t’i kushtojë shtrenjtë qytetarëve, të cilët prej vitesh luftojnë për rikthimin e pronave të nacionalizuara nga regjimi i Titos.
Murtezani e bëri të qartë se zhvillimi dhe investimet nuk mund të përdoren si mbulesë për të anashkaluar të drejtat pronësore të qytetarëve. Pronat e qytetarëve nuk janë pengesë për zhvillimin, por të drejtat e tyre nuk mund të shkelen në emër të investimeve!
