Sulmi i mjekut shqiptarë në Tetovë Fatmir Feratit që ndodhi ditë më parë, është paraqitur në SPB Tetovë, duke demantuar reagimet e ASH-së se Spitali i Tetovës nuk e ka paraqitur rastin në polici.
“Në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë është paraqitur rasti se në Repartin Internistik në Spitalin e Tetovës, 39 vjeçari F.S nga Neproshteni ka sulmuar verbalisht mjekun 59 vjeçar F.F. Policia ka arritur menjëher dhe kanë marrë masa të menjëhershme për të zbardhur rastin” është shprehur zëdhënsi i SPB-së Marjan Josifofski
Me këtë dëshmohet se rasti është paraqitur nga ana e Spitalit të Tetovës dhe një herë dëshmon se Spitali i Tetovës dënon ashpër këto sulme ndaj mjekëve ku do që ndodhin ata.
Ndryshe ditë më parë mjekët protestuan duke kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Drejtësisë që të merren masa ndaj personave që sulmojnë mjekët. Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska ka thënë se punonjësit e shëndetësisë nuk duhet të jenë cak i sulmeve. Sipas Deskoskës, sulm mbi punonjës shëndetësor është sikurse të sulmohet një polic dhe është e parashikuar dënim prej një deri në dhjetë vite burg.