9.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeKoha.mk / Investimet për kokë banori, Tetova si Shuto Orizarja

Koha.mk / Investimet për kokë banori, Tetova si Shuto Orizarja

Dy komunat të cilat paraprakisht gjendeshin në vendin e katërt dhe të pestë – Manastiri dhe Tetova, kanë rënë në vendin 14 dhe 20 sipas vlerës së furnizimeve publike. Manastiri nga 4 milionë euro ka rënë në 2.2 milionë euro (-45%),  ndërsa Tetova nga 3.9 milionë euro në 1.7 milionë (-56%)

Destan JONUZI

Shkup, 28 shtator – Fabrika e Karposhit nga Shkupi i ka rrëmbyer primatin Pucko Petrollit sipas vlerës së tenderëve të fituar nga komunat për vitin 2018. Në top 3-shin e firmave bënë pjesë edhe Pellagonia nga Gostivari, ndërsa Bauer BG e mban vendin e parë për disa vite rresht. Komunat dhe Qyteti i Shkupit për furnizime publike kanë shpenzuar 97 milionë euro, me 3898 kontrata të nënshkruara me 1331 firma. Lisën, sipas marrëveshjeve për furnizime publike, e prin Qyteti i Shkupit me 14 milionë euro, por edhe me rritje të madhe të furnizimeve publike në raport me vitin paraprak prej 42 për qind, gjegjësisht për 4.2 milionë euro, shkruan gazeta KOHA.

Kumanova me 4.9 milionë gjendet në vendin dytë, ndërsa Strumica në të tretin me 4.1 milionë euro. Dy komunat të cilat paraprakisht gjendeshin në vendin e katërt dhe të pestë – Manastiri dhe Tetova kanë rënë në vendin e 14 dhe 20 sipas vlerës së furnizimeve publike. Në të dyja komunat vlera e furnizimeve publike është ulur në raport me vitin e kaluar. Manastiri nga 4 milionë euro ka rënë në 2.2 milionë euro (-45%),  ndërsa Tetova nga 3.9 milionë euro në 1.7 milionë (-56%). Rrënje të tillë të theksuar ka edhe në Komunën e Shtipit, e cila nga 2.8 milionë euro ka rënë në vetëm 1.4 milionë euro. Komunat që nuk kanë qenë, por kanë hyrë në 10-shën e parë, me rritje të dallueshmen në vlerën e furnizimeve publike janë: Struga (+126%), Gostivari (+90%) dhe Kavadari (+57%). Në fund të listës sipas vlerës së furnizimeve, gjenden tre komuna të vogla, të gjitha me furnizime prej 100.000 euro edhe atë: Qendër Zhupa (96.045 euro), Rankovca (80.081 euro) dhe Zërnovca (65.495 euro). Këto të dhëna i ka bërë publike Qendra për Komunikime Qytetare duke u bazuar në bazën e të dhënave të Byrosë për furnizimeve publike për furnizimet e Qytetit të Shkupit dhe 80 komunave tjera gjatë vitit 2018.

Qyteti i Shkupit, si njësia më e madhe e administrimit lokal, shpenzon mjetet për furnizime publike sa 46 komuna tjera së bashku. Më shumë furnizime për kokë banori ka bërë komuna e Novacitë  – 291 euro, ndërkaq më pak Komuna e Bogovinës me vetëm 9 euro për kokë banori. Mesatarisht, vlera e furnizimeve publike për kokë banori arrin në 46 euro. Vetëm se 24 komuna kanë bërë furnizime mbi mesataren – 46 euro për kokë banori, ndërsa në 57 komuna tjera vlera e furnizimeve është nën mesataren. Gjashtë komuna kanë furnizime mbi 100 euro për kokë banori: Novaci (291 euro), Karbinca (130), Makedonska Kamencia (111), Çuçe Sandeva (109), Ilindeni (107) dhe Dollneni (101), që të gjitha janë komuna të vogla nën 17.000 banorë. Prej komunave të mëdha, më shumë furnizime për kokë banori ka Strumica – 72 euro, Qendra – 63, Struga dhe Gazi Baba – 53 euro dhe Gjorçe Petrovi  51 euro. Nën 20 euro për kokë banori të furnizimeve publike është Komuna e Tetovës nga komunat e mëdha (19 euro), si dhe komunat më të vogla: Sopishta (19), Shuto Orizare (19), Qendër Zhupa (13), Zhelina (12) dhe Bogovina (9). (koha.mk)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments