7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAdemi pesimist / Nuk ndërtohet shkolla për tre muaj, kërkesa për shkollë...

Ademi pesimist / Nuk ndërtohet shkolla për tre muaj, kërkesa për shkollë në Idrizovë ende nuk është bërë në Ministri

Pas takimit të djeshëm mes deputetit Muhamed Zekiri dhe kryetarit të Komunës së Gazi Babës u tha se propozimi i radhës është shkolla e re në fshatin Idrizovë për nxënësit shqiptarë.

Por sot e pyetëm Ministrin e Arsimit se a është i njoftuar për propozimin e djeshëm, tha se për propozimin presin që të njoftohen zyrtarisht dhe të shohin detajet.

Dje kryetari i Gazi Babës Boris Georgievski ishte shumë i bindur që shkolla do të përfundojë për 3 muaj ndoshta edhe më pak se tre muaj tha kryetari i Gazi Babës.

Por ministri i Arsimit Arbër Ademi për dallim nga kryetari i komunës së Gazi Babës thotë që për tre muaj nuk mund të ndërtohet shkolla.

12 nxënësit shqiptarë të Idrizovës ende presin zgjidhjen e problemit dhe nuk kanë filluar as ditën e parë në shkollë. Ndryshe për nxënësit shqiptar ka pasur edhe protesta nga prindërit e nxënësve maqedonas  që në shkollën Njegosh të mos hapen paralele shqipe.Ministri i Arsimit prej javësh kërkon që të bëhet kërkesa për hapjen e paraleles shqipe, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Më pas dje pas takimit deputeti Muhamed Zekiri dhe Kryetari i komunës së Gazi Babës dolën me propozimin e ri për ndërtimin e shkollës në fshatin Idrizovë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments