3.7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmePas Kasamit edhe Blerim Sejdiu shfaq ambicie për deputet, apo prishet LEN-i

Pas Kasamit edhe Blerim Sejdiu shfaq ambicie për deputet, apo prishet LEN-i

Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu në emisionin e ditës së enjte në Alsat-M ka folur për skenën politike në vend, zgjedhjet e ardhëshme, anëtarin e KSHZ-së dhe mundësisë së tij për të kandiduar për deputet pasi një gjë të tillë e pati deklaruar kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Sejdiu rreth çështjes së kandidimit të mundshëm të tij për deputet e la të hapur duke potencuar se kjo do të varet nga partia dhe kryesia dhe nëse kjo i kërkohet ai pa dyshim është i gatshëm si nënkryetar i LB dhe si kryetar komune të kandidoj pasi ligji sipas Sejdiut ja mundëson një gjë të tillë, shkruan Top24

Ndryshe Lëvizja Besa tani më ka zyrtarizuar koalicionin me Lidhjen Demokratike të Izet Mexhitit dhe me Alternativën e Afrim Gashit ndërsa si duket brenda bllokut kanë filluar kalkulimet rreth listave dhe kjo mund të sjellë deri në ndarrjen e rrugëve mes koalicionit LEN. Dëshirat për të kandiduar për deputet sa vinë e shtohen brenda rradhëve të LEN-it ndërsa këta të fundit ende janë të pritje të përgjigjes së Taravarit për të ju bashkua opozitës ndërsa nga ana tjetër po thumbojnë koalicionin duke sulmuar Ziadin Selën dhe duke nxjerrë në sipërfaqe ambiciet për deputet të strukturave partiake për të minimizuar kërkesat e partive tjera të koalicionit.Top24

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments