0.4 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNga 1 shkurti, kamionët do të peshohen vetëm një herë

Nga 1 shkurti, kamionët do të peshohen vetëm një herë

Nga 1 shkurti, kompanitë maqedonase që importojnë ose eksportojnë në Serbi dhe anasjelltas, do t’i matin kamionët e ngarkuar me mall vetëm një herë. E njëjta gjë do të vlejë edhe për mallrat që kalojnë tranzit nëpër të dyja vendet. Sot, në Nish të Serbisë, Doganat e Maqedonisë dhe ato të Serbisë nënshkruan Memorandum për njohjen e shënimeve nga peshimi i të ashtuquajturave “terminale doganore” mes dy vendeve.

Vlen të theksohet se deri në nëntor të vitit 2023, tregtia me Serbinë arriti në 985.9 milionë euro, ndërsa eksportet janë 365.9 milionë euro ose 2.9 për qind më shumë se një vit më parë.

Njëkohësisht, i gjithë importi, eksporti dhe tranziti bëhet përmes pikës kufitare Tabanocë, ku vitin e kaluar në hyrje janë regjistruar gati 140 mijë automjete mallrash, ndërsa në dalje 170 mijë kamionë.Të gjithë këta kamionë në hyrje dhe në dalje janë peshuar dy herë, një herë në Maqedoni dhe një herë në Serbi dhe me nënshkrimin e Protokollit të sotëm për njohjen e të ashtuquajturave peshore, këta kamionë tashmë do të peshohen vetëm një herë, që për kompanitë do të thotë kursim i kohës dhe parave. Drejtoria e Doganave e Maqedonisë së Veriut do të veprojë si partner i komunitetit të biznesit, me qëllim të krijimit të kushteve për rritjen e konkurrencës së tyre në tregun ndërkombëtar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments