15.9 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmePunësimet familjare në M-NAV, Kovaçevski: Të kontrollohet edhe Akademia e Gjykatësve dhe...

Punësimet familjare në M-NAV, Kovaçevski: Të kontrollohet edhe Akademia e Gjykatësve dhe ministritë! Një ish-ministër punësoi dadon në MPJ

-Tashmë vjen koha kur profesionalizmi do të jetë më i rëndësishëm, kyç, në këtë shtet që po zhvillohet, shtet që dallon prej asaj që ishte para 32 viteve, kur e morëm pavarësinë, këtë e tha mes tjerash kryeministri Dimitar Kovaçevski i pyetur për punësimet e familjarëve të funksionarëve në M-NAV, përcjell TV21. Kovaçevski thotë se duhet të kontrollohen edhe institucionet tjera.

“Duhet të pyesni ata që kanë të punësuar familjarë të tyre kudo. Unë kisha qëndrim parimor në lidhje me M-NAV. E shoh që ministrat që kanë ndonjë familjarë tashmë japin qëndrimet e tyre, unë nuk mund të jem zëdhënës i familjeve të njerëzve tjerë, as nuk ka pretenduar që të jem. Nëse hapet ajo temë, duhet të kontrollohet edhe Akademia e Gjykatësve, se kush bëhet gjykatës e prokuror, duhet të shihen edhe ministritë. Në një kohë atje kishte…ka një ish-ministër, që tani është i zëshëm, ai e punësoi edhe dadon, gruan që i ruante fëmijën në MPJ”, tha mes tjerash Kovaçevski./tv21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments